E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buzek Koha per dialog konstruktiv mes Prishtines dhe Beogradit

Ka ardhur koha qe udheheqesit e Kosoves dhe te Serbise te ulen ne tavolinen e bisedimeve dhe te hartojne nje marreveshje te stabilizuar dhe perfundimtare ne interes te qytetareve te tyre. Keshtu eshte shprehur Presidenti i Parlamentit Evropian Jerzy Buzek pas takimit ne Strasburg me zevendeskryeministrin e Kosoves Rame Manaj.

Evropa eshte e ardhmja e ketij rajoni. Udheheqesit e Serbise dhe Kosoves duhet qe me ndihmen e BE-se te bejne cmos per te siguruar se nuk ka pengesa te pakapercyeshme ne rrugen e tyre drejt anetaresimit ne BEthekson Buzek.

Buzek theksoi se Parlamenti Evropian gjithmone e ka mbeshtetur Kosoven dhe aspiratat evropiane te saj dhe se ne rezoluten e 8 korrikut i ka ftuar vendet e BE-se qe nuk e kane njohur Kosoven ta njohin pavaresine e saj.

Kryetari i Parlamentit Evropian ka pershendetur stabilitetin e pergjithshem politik ne Kosove por ka ftuar qeverine e Kosoves te ndermarre hapa te vendosur ne luften kunder korrupcionit sigurimin e gjyqesise se pavarur respektimin e sundimit te ligjit dhe lirise se medias si dhe pershpejtimin e reformave ne administraten publike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›