E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektrezoluta e re e Serbise

Sipas burimeve serbe rezoluta e re e zevendeson ate te meparshmen dhe pritet qe ne kete dokument te mos kete amendamente te reja.

Teksti i propozimit te ri

a Te vetedijshem per qellimet dhe parimet e Kombeve te Bashkuara

b Duke marre parasysh funksionet dhe autorizimet e saj mbi baze te Kartes se Kombeve te Bashkuara

c Duke rikujtuar Rezoluten e saj 63/3 nga data 8 tetor 2008 me te cilen kerkohet nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise qe te jape mendimin e saj keshilledhenes ne lidhje me pyetjen A eshte shpallja e njeanshme e pavaresise nga ana e organeve te perkohshme veteqeverisese ne Kosove ne perputhje me te drejten nderkombetare

d Duke marre parasysh mendimin keshilledhenes te Gjykates Nderkombetare te Dretjesise nga data 22 korrik 2010 se shpallja e njeanshme e pavaresise se Kosoves eshte ne perputhje me te drejten nderkombetare dhe pas shqyrtimit te vemendshem te saj duke perfshire edhe ceshtjet per te cilat eshte dhene mendimi

e Merr ne dijeni permbajtjen e GJND-se lidhur me ate se shpallja e njeanshme e pavaresise se Kosoves eshte ne perputhje me te drejten nderkombetare si pergjigje ndaj kerkeses se Asamblese se Pergjithshme

f Pershendet gatishmerine e Bashkimit Evropian per te lehtesuar procesin e dialogut ndermjet paleve. Procesi i dialogut vetvetiu do te jete faktor i paqes sigurise dhe stabilitetit ne rajon. Ky dialog ka per qellim te avancoje bashkepunimin te realizoje perparim ne rrugen drejt BE-se dhe te permiresoje jetesen e njerezve.

Autor Bahri Cani

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›