Tomuschat Qeveria serbe duhet te justifikohet para elektoratit te vet

Serbia e pakenaqur me vendimin e Gjykates Nderkombetare e Drejtesise sipas se ciles pavaresia e Kosoves nuk eshte ne kundershtim me te drejten nderkombetare ka paraqitur ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se nje propozim me te cilin kerkohen negociata te reja. Propozimi eshte zbutur pas konsultimeve me BE-ne por ne Beograd serish thuhet se dialogu i ardhshem nenkupton edhe negociatat per statusin.
Lidhur me shpresat e Serbise Christian Tomuschatthote Besoj se Serbia nuk mund te arrije shume. Asambleja e Pergjithshme do te kete kujdes qe te mos vihet ne nje pozicion te kundert nga ai i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise sepse keto dy institucione jane te obliguara te bashkepunojne mes vete dhe te mos veprojne kunder njera - tjetres. Kete e kane te qarte edhe perfaqesuesit e vendeve ne Asamblene e Pergjithshme.
Po cili eshte qellimi i vertete i Serbise me perpjekjet qe ne Asamblene e Pergjithshme te kaloje nje projektrezolute e saj
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Christian Tomuschat profesori i te drejtes nderkombetare ne Universitetin Humbold ne Berlin
Mendoj se kjo behet per qellime te brendshme politike. Qeveria e Serbise duhet te deshmoje para popullit te vet se po ben te gjitha perpjekjet per te evituar secesionin e Kosoves. Ne Serbi vazhdon te jete e fuqishme ndjenja e trajtimit te padrejte te Serbise dhe se Kosova nuk duhet te ndahet nga Serbia. Une e kuptoj qe politikanet po perpiqen te perdorin edhe mjetin e fundit per ti kthyer gjerat.Por per qeverine serbe kjo mund te jete nje baze e re per veprim. Qeveria mund te thote se i kane bere te gjitha perpjekjet por ja qe deshtuan e tani duhet vepruar mbi bazat e reja.
Ju e permendet se ky eshte mjeti i fundit juridik i Serbise ne luften kunder pavaresise se Kosoves. Do te thote Serbia nuk i mbeten mjete te tjera juridike
Ne aspektin juridik me nuk mbetet asnje mjet tjeter. Serbia nuk mund ti drejtohet GJND-se dhe te ngreje nje aktpadi. Pra juridikisht dhe politikisht eshte ky mjeti i fundit qe Serbia mund te perdore.
Nje prej kerkesave kryesore te projektrezolutes fillestare serbe ishte rifillimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtines per statusin e Kosoves. A eshte i mundur nje dialog i tille
Nuk mendoj se eshte i mundur. Qeveria e Kosoves do te perpiqet te ruaje pavaresine e saj dhe nuk do te futet ne asnje proces qe do te cenonte ate. Duhet pritur anetaresimin ne Bashkimin Evropian per te zgjidhur shume probleme si tregtia e lire liria e levizjes etj. Do te zgjidhen shume probleme por kjo nuk mund te zgjidhet brenda nje dite.
Bashkimi Evropian e ka bere kohet e fundit gjithnje e me shume te qarte se pa zgjidhjen e problemeve rajonale nuk mund te kete anetaresim ne BE. Si kusht per Serbine kohet e fundit eshte permendur edhe rregullimi i raporteve me Kosoven.
Pa zgjidhjen e problemit te Kosoves Serbia nuk mund te pranohet ne BE. Kjo eshte e pamundur. shte shume e qarte se ky faktor mund te coje deri te shtyrja e madje edhe evitimi i anetaresimit. Kete e di edhe qeveria e Serbise - qe pa gjidhen e ketij problemi nuk mund te kete anetaresim ne BE.
Po si mund te zgjidhet problemi i serbeve ne Kosove sepse shumica prej tyre ende nuk i pranojne institucionet kosovare. Mund te kene ata nje status special sic flitet ne disa media dhe qarqe jozyrtare
Diplomacia ka mjete dhe shembuj te shumte - per zgjidhje federale apo autonomi te ndryshme. Juristet e mire mund te gjejne zgjidhje te ndryshme. Por per kete kerkohet tolerance ne radhe te pare nga me i forti qe tani eshte qeveria e Kosoves. Kosovaret duhet te kene kujdes qe pas fitores te mos diskriminojne serbet sepse do te demtonin shume ceshtjen e tyre.
Autor Bahri Cani
Redaktoi Aida Cama