Tri vrasjet, Patozi: Rama po tenton të përfitojë politikisht

"Edi Rama është i vetmi përgjegjës për demonstratën e djeshme që tentoi të përmbysë me gjak dhe me armë, me gurë dhe me hunj, me bomba molotov dhe tritol, raportet politike, që solli vota e lirë e qytetarëve të këtij vendi", tha sot Patozi.
Sipas tij, "Edi Rama është organizatori dhe frymëzuesi i asaj demonstrate monstër. Për ne, jeta e çdo shqiptari është shumë e çmuar dhe humbja e tre jetëve është shumë e rëndë. Më e rëndë se kjo është vrasja e qetësisë dhe e shpresës së një shoqërie të lirë, të cilën synoi të bënte dje Edi Rama përmes akteve vandale".
Për demokratin Patozi, Rama po përpiqet të përfitojë politikisht nga vdekja e demonstruesve dhe kjo sipas tij, është më e rëndë nga ajo që ndodhi dje. Ai shtoi se agjencitë e zbatimit të ligjit do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme.
"Edi Rama është përgjegjësi, që për ditë të tëra aktivizoi me para të pista dhe premtime mafioze falanga të krimit të organizuar për të ngritur dorën e dhunshme kundër shtetit", tha Patozi./S.Lleshi/Start/
2011-01-22 16:28