E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buzëqesh Milani, Giggs mungon në “San Siro”

36-vjeçari uellsian pësoi një frakturë të rëndë në krah gjatë ndeshjes me Aston Vilën në mesjavë. Në minutën e 74-t ai u transportua menjëherë në spital. Me shumë mundësi Gigs do të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit të “Old Traford”, por kjo pritet të konfirmohet pas analizave të detajuara.Koha e nevojshme për riaftësimin e plotë mund të jetë rreth katër javë, megjithatë mjekët e klubit do të bëjnë të pamundurën ta sjellin në formë për ndeshjen e kthimit. Dëmtimi i Rajan Gigs është një lajm i keq për Aleks Fergusonin, i cili nuk ka shumë alternativa në mesfushë. Nani është i pezulluar, kurse Ouen Hergrivs nuk është në formë optimale. Fergusoni mund të ngushëllohet me rikthimin e Nemanja Vidiç në mbrojtje.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›