Vieira: Do të doja të luaja për Real Madridin
Në një intervistë për revistën “So Foot” mesfushori i kombëtares franceze u shpreh: “Sot nuk pendohem për asgjë që kam bërë në karrierën time, por nëse do të kisha mundësinë të ndryshoja një gjë, do të doja të luaja për Realin e Madridit”.Më tej ai zbuloi edhe një prapaskenë: “Gjithçka ishte kaq e ndërlikuar në Madrid. Më frikësoi mungesa e përkushtimit nga ana e tyre për Klod Makelelen. Isha i trembur se të njëjtën gjë do të bënin edhe me mua. Por do të doja të kisha shkuar aty”.