Probleme për çelsin, Eshli Kol tre muaj jashtë
Klubi londinez ka bërë publik njoftimin në faqen e internetit, ku thuhet se mbrojtësi i majtë ka pësuar një frakturë në kyçin e këmbës, në përballjen me Evertonin në mesjavë, të cilën Blutë e humbën me rezultatin 2-1 në “Gudison Park”.Ky dëmtim i rëndë mund të bëjë që mbrojtësi anglez të rrezikojë edhe pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror me kombëtaren e Fabio Kapelos. Nga ana tjetër, ky është një lajm i mirë për Interin, pasi më 24 shkurt zikaltrit presin në “Meaca” Çelsin në 1/8 e Ligës së Kampionëve.