E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buzeqeshja testamentare e profesor Bedriut

Mbresa me rastin e 80-vjetorit te lindjes se profesor Bedri Dedjas. Me i lumtur nga te gjithe do te jete ai popull i cili me mire se cdo gje tjeter do te mesoje femijet e vet do te dije te pasuroje mendimin dhe tu jape drejtimin ndjenjave te tyre. Bedri Dedja


Nga Ilir umani


Kur e njoha Bedri Dedjan ...

Per here te pare emrin e madh te profesorit te nderuar Bedri Dedja shkrimtarit tone te dashur dhe mikut me te ngushte te shume gjeneratave te lexuesve vecanerisht te lexuesve te vegjel e kam ndeshur ne femijeri. Ai gjithmone i ka konsideruar dhe i vleresonte femijet si miqte e tij me te ngushte dhe me te mire te vertete dhe te sinqerte. Prej mese 50 vjetesh kete emer te njohur dhe shume te preferuar cdo prind e femije cdo mesues e nxenes cdo i ri dhe student do ta ndeshte ne veprat e shumta te krijimtarise se tij artistike dhe shkencore. Edhe ne numrat e revistave te kohes per femije ne botimet periodike me figura shumengjyreshe si Yllkat Fatosi Pionieri por edhe ne gazetat periodike per te rinj Zeri i Rinise Mesuesi dhe revista Pedagogjike etj.

Bedri Dedja prej dekadash u be pjese e pandashme dhe e qenesishme ne te gjitha institucionet arsimore te edukimit ne vend ne te gjitha familjet shqiptare sepse gjithmone Ai ka qene i pranishem me fjalen dhe keshillen e tij te mencur e te urte si krijues prind dhe edukator i mire.

Brenga e profesorit e ardhmja e brezit te ri

Me mendimin e tij teorik dhe shume profesional Bedri Dedja ky personalitet i spikatur i fushes shkencore dhe akademike na la nje trashegimi shume te vyer dhe te pasur te krijimtarise se tij te begate nje pasuri te tere ne lemin e letersise shqipe kultures artit dhe perkthimeve por edhe mjaft studime qe kishin te benin me fushen e pedagogjise psikologjise dhe sociologjise bashkekohore te estetikes dhe mendimit filozofik ku trajtoheshin pafund ceshtje qe kane te bejne me problematiken e gjere dhe boten e madhe te femijeve dhe rinise.

E ardhmja e brezit te ri ishte brenga dhe shqetesimi i tij ishte kauza te ciles profesori i kushtoi jeten sepse te kjo e ardhme Ai shikonte zhvillimin edhe perparimin e kombit tone. Jane shembuj e raste pa fund te aspekteve dhe marredhenieve shoqerore gjesteve dhe sjelljeve tejet njerezore dhe humane te profesor Bedriut qe miq e kolege dashamires bashkepunetore dhe bashkekohes te ketij personaliteti poliedrik dhe me kulture te gjere erudite i sjellin ne kujtimet dhe mbresat e tyre duke ndricuar ane te tera te personalitetit te Tij Njerezor.

Sot duke e ndjere edhe me shume mungesen e tij keto kujtime dhe mbresa marrin permasa dhe vlera te vecanta. Ato e ridimensionojne edhe me shume kete figure komplekse po aq edhe unike. E bejne qe te mbetet perhere i dashur dhe i respektuar nje pike referimi dhe orientimi per te gjithe ne qe patem fatin dhe e njohem nga afer patem fatin te ishim bashkekohesit e Tij. Por me jeten dhe vepren e Tij profesor Bedriu do te mbetet nje shembull pozitiv dhe model i shkelqyer edhe per brezat e ardhshem qe do te vijne. Me kete ndjesi respekt e simpati me kete perfytyrim te mbartur prej shume vitesh ne imagjinaten time e kam perjetuar kontaktin e pare fizik me profesorin e nderuar Bedri Dedja.

Nje dite maji

Ka qene muaji maj i vitit 2003 kur personalisht i kam telefonuar ne shtepi profesorit. Ora shenonte 09.30 e mbremjes dhe permes dilemes nese duhej ta telefonoja ose jo vendosa me ne fund te beja hapin final.

uditerisht ne ato caste qe po formoja numrin e telefonit te shtepise se tij ndjeja nje emocion te pashpjegueshem Rrahjet e zemres mu shtuan dhe nuk e di perse para se te shtypja butonin e fundit te numrit u terhoqa duke menduar se ndoshta nuk ishte ora dhe casti i duhur Duke qene ne krye te Institutit Kombetar te Integrimit te Jetimeve Shqiptare isha mjaft i preokupuar dhe angazhuar ne pergatitjet e nje veprimtarie shume te rendesishme kombetare dhe sensibilizuese per femijet jetime ne mbare vendin.

Ishte nje veprimtari qe do te organizohej ne Pallatin e Kongreseve per here te pare me permasa te tilla nga ky institut me pjesemarrjen e 3.000 femijeve jetime nga e gjithe Shqiperia.

Ky eveniment do te organizohej me daten 30 Maj nje dite para 1 Qershorit qe eshte edhe Dita Nderkombetare e Femijeve. Veprimtaria ishte tejet e rendesishme dhe do te transmetohej e plote ne TVSH. Ishin ftuar ne kete aktivitet shume personalitete te politikes artit kultures shoqerise civile diplomate dhe perfaqesues te kabinetit qeveritar perfaqesues te prezences se huaj ne vendin tone akademike shkrimtare dhe artiste te shquar te kinemase dhe teatrit shqiptar etj.

Nepermjet kesaj pjesemarrje elitare ne nje spektakel me nje skenar dhe program te bukur ndertuar qe kishte ne fokus tematiken e vecante te kesaj shtrese shume problematike do te manifestohej nje solidaritet ku do te percilleshin mjaft mesazhe per mbare shoqerine dhe institucionet e vendit per me shume vemendje e kujdes per femijet pa kujdes prinderor.

Pra sic shihej pjesemarrja ne kete veprimtari ishte e nje niveli qe kerkonte pergatitje dhe seriozitet nje organizim dhe angazhim serioz te nje niveli shume te larte. Ne kete rast padyshim kerkohej ndihma dhe kontributi i njerezve vullnetmire qe kishin pervojen e duhur dhe sensin pozitiv per te kontribuar qe kjo veprimtari tia arrinte qellimit.

Te nesermen ne mengjes i telefonova profesorit. Nga ana tjeter e telefonit degjova nje gjysme zeri qe u pergjigj Urdheroni Bedri Dedja jam. Ne moment shtanga Mu duk shume i afert ai ze shume i njohur Ishte nje ze i shtruar i qete me ton te ulet i ngrohte i bute

U prezantova dhe i kerkova mundesine e nje takimi me te nese do te ishte e mundur. Sapo Ai e mori vesh se isha nje person qe ne punen time te perditshme merresha me femijet jetime u be edhe me i vemendshem. Pa u menduar gjate tha Te pres sot ne mengjes ne shtepine time ne ora 10.00. Ke mundesi te vish..

Po - i thashe - vetem rrugen kam per te bere. Per 30 minuta jam aty.

Mora me vete numrin e ri te revistes Integrim dhe nxitova per te shkuar ne shtepine e tij qe ndodhej ne rrugen e Kavajes diku ne qender te Tiranes.

Rruges aty per aty me erdhi nje shqetesim. Mendoja perballjen e bisedes ne kete takim te pare me te. Nuk e pata kohen e mjaftueshme te mendoja gjate kur befas u gjenda ne shkallet e pallatit te tij Ishte nje pallat i ndertuar prej shume vitesh qe nga koha e socializmit. Ne castin qe po ngjisja shkallet sa hap e mbyll syte u gjenda perballe deres se apartamentit ku banonte. Mendova me vete Valle po kaq i thjeshte e modest do te jete edhe ne banesen e tij profesori

Ne fak nuk u gabova. Apartamenti ku banonte profesor Dedja ishte shume i thjeshte nga ato qe vetem shkrimtaret kane Me shikim te pare te binin ne sy rafte te mbushura plote e perplot me libra.

Nuk e di perse ky episod me solli ndermend jeten e shume personaliteteve te letersise boterore te cilet pergjithesisht kane bere dhe bejne nje jete fare modeste jashte cdo lloj luksi dhe pa shume pretendime.

Sapo hyra ne dhomen e tij te ndenjes profesori u ngrit nga divani ku ishte ulur dhe pinte duhan. Me zgjati doren dhe me ftoi te ulesha prane tij. Bashkeshortja Pandora nje grua e bukur dhe fisnike i qendronte prane. Me sa kuptova perkujdesej shume per te sepse here pas here kur profesori fliste e kollitej ajo e shikonte drejt e ne sy. Tranzicioni qe po kalonte vendi por edhe mosha e problemet me shendetin e kishin lodhur ca por gjithsesi ne syte e tij te vegjel e te shndritshem shikoje drite jete shprese e ngazellim

Duke qene edhe deshmitar i shume proceseve dhe fenomeneve negative qe po kalonte shoqeria shqiptare ne kete periudhe te tranzicionit profesor Dedja nuk mund te qendronte pasiv dhe indiferent. Perkundrazi

Vemendja per shtresat ne nevoje

Ai tregonte vemendje dhe kishte interes per gjithcka po ndodhte ne vend shprehte keqardhjen dhe shqetesim maksimal per kategorite shoqerore me te brishta dhe me te pambrojtura. Ne vecanti per femijet jetime dhe pa kujdesin prinderor te cilet per hir te se vertetes ishin me te ekspozuar dhe me te rrezikuar nga plaget sociale te kohes.

Si nje ish-femije i rritur jetim babai e la ne moshe fare te njome 1 vjec e bene ate te vemendshem dhe shume te ndjeshem ndaj ceshtjeve sociale ndaj dhimbjeve problemeve dhe halleve te njerezve te thjeshte qe vuanin nga pamundesite dhe mungesat e medha.

Femijet jetime ne vecanti femijet e Shtepise se Femijes e kishin ndjere nga afer e ne shume raste interesimin dhe perkujdesjen aterore te profesor Bedriut.

Dhe jo vetem atehere kur Ai mbante postin e zv/ministrit te Arsimit dhe kishte lidhje te drejtperdrejta me ta por edhe me vone kur nuk i kishte keto pergjegjesi shteterore shume vite pasi kishte dale ne pension Ai ishte gjithmone i angazhuar ne ndihmen ndaj tyre dhe te njerezve ne nevoje.

Folem gjate per punen dhe programet e Institutit per strategjine dhe projektet e ardhshme qe kishin te benin me politikat sociale per rruget dhe format efikase qe do te ndiqeshin per mbeshtetjen dhe integrimin ne jete te femijeve jetime.

Pasi i dhurova kopjen e pare te revistes Integrim botim qe ai e quajti Tribune te Jetimeve Shqiptare me premtoi se ne numrin e ardhshem Ai do ishte i pranishem me penen e tij. Tha se do te shkruante dicka speciale per kete reviste.

I entuziazmuar dhe i cliruar nga emocionet nisa ti tregoja prefesor Bedriut edhe qellimin kryesor te ketij takimi duke i thene se me nismen e nje grupi intelektualesh te shquar te vendit dhe me mbeshtetjen e Akademise se Shkencave te Republikes se Shqiperise Instituti Kombetar i Integrimit te Jetimeve ne veprimtarine qe do te organizoj ne Pallatin e Kongreseve do ti propozonte Kuvendit te Shqiperise qe data 20 Maj te shpallet si Dita Kombetare ne Ndihme te Jetimeve Shqiptare.

Per kete arsye vijova me tej ti shpjegoja profesorit ne kerkojme edhe mbeshtetjen tuaj. Me nje fjale kerkojme qe ti bashkangjiteni kesaj iniciative ketij propozimi. Ta nenshkruani edhe ju ate.

Pa e mbaruar mire fjalen profesori u cel i teri ne fytyre. I mallengjyer u mbush thelle me fryme dhe me sy te perlotur tha

Do te kete te ardhme edhe per kete vend Padyshim do kete te ardhme edhe per keta femije. Nxori nga xhepi stilolapsin e tij dhe me nje shpejtesi te rrufeshme e nenshkroi ate dokument ne te cilen ndodheshin edhe mjaft firma te personaliteteve te njohura ne vend si Dritero Agolli Ylli Popa Xhevahir Spahiu Kadri Roshi Xhanfise Keko Anesti Kondili Diana uli Ramazan Bogdani Moikom Zeqo etj.

Me pas ai propozim u jetesua me nje Ligj te vecante nga Parlamenti Shqiptar dhe sot mbare jetimet e Shqiperise e kane Diten e tyre 20 Majin si nje dite qe terheq vemendjen dhe i behet apel shoqerise dhe institucioneve te vendit per me shume vemendje dhe mbeshtetje ndaj tyre.

Projekti i fundit i profesorit nje testament per femijet jetime

Te nesermen ne Pallatin e Kongreseve salla ishte mbushur plot e perplot me femije e te ftuar nga e gjithe Shqiperia. Me stafin organizativ te Institutit prisnim ne hollin e hyrjes te ftuarit special qe e nderonin kete eveniment te rendesishem me pjesemarrjen e tyre dhe qe organizohej per nder te femijeve jetime. Mes te ftuarve te shumte ishte i pranishem edhe profesor Bedriu. Ne takimin qe pata ne shtepine e tij nje dite me pare me premtoi se do te shkruante dicka speciale ne numrin e ri te revistes Integrim. Dhe profesori e mbajti fjalen. Kishte qendruar pergjate gjithe naten i pa gjume per ta shkruar ate program te cilin ma dhuroi aq bujarisht te shoqeruar edhe me nje buzeqeshje te ngrohte aterore. Ishte casti me emocionant qe eshte fiksuar edhe ne kete foto qe shoqeron shkrimin tim per profesorin e nderuar.

Ne zarfin qe me jep ne dore para se te ndahej nga jeta ndodhej programi qe Ai projektoi per te ardhmen e ketij Instituti per te ardhmen e femijeve jetime. Ishte nje program mjaft i ngjeshur dhe ambicioz i bukurndertuar mbi baza shkencore dhe metodike bashkekohore. Ai program synonte te garantonte mbeshtetjen ligjore dhe institucionale te ketyre femijeve nga ana e shtetit.

Por brenda atij zarfi ishte edhe buzeqeshja - testamentare qe profesor Bedri Dedja la jo vetem per femijet jetime por per te gjithe femijet e Shqiperise

Qe ne fytyrat e tyre te mos kete asnjehere cene e plage sociale qe ne syte e tyre te mos kete kurre trishtim brenga lot dhe shpresa ta vrara femijesh por vetem endrra dhe pasione te bukura lodra dhe gezime nje te ardhme edhe me te mire e te sigurt per ta.

Drejtor i Pergjithshem i Institutit Kombetar te Integrimit te Jetimeve Shqiptare

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›