E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leter nje komunisti

11-11-2010 / Nga Herman Hesse

Shfletimi i angazhimeve te intelektualeve te medhenj

Qendrimi im personal ndaj komunizmit mund te formulohet lehte. Komunizmi me te cilin une me se pari kuptoj qellimet dhe mendimet e Manifestit te vjeter Komunist eshte gati te realizoje vertetimin e vet ne bote bota eshte pjekur per kete gje qe prej kur jo vetem sistemi kapitalist tregon shenja te qarta te renies por qe prej kur posacerisht dhe socialdemokracia e bdquoshumices e ka braktisur plotesisht flamurin e revolucionit. Une e mbaj komunizmin jo vetem per te perligjur por e quaj per te vetekuptueshem ndash ai do te vije dhe fitoje edhe sikur ne te gjithe te jemi kunder tij. Ai qe sot eshte ne anen e komunizmit pohon te ardhmen. Pertej kesaj po-je qe arsyeja ime thote per programin tuaj qe prej kur jetoj ka folur edhe nje ze brenda meje per vuajtjet une kam qene gjithmone me te shtypurit kunder shtypesve me te akuzuarin kunder gjykatesit me te uriturit kunder hamesve. Vetem se une asnjehere keto ndjenja qe me shfaqen te natyrshme nuk do ti kisha quajtur komuniste por me shume kristiane.
Keshtu une besoj me ju qe rruga marksiste mbi kapitalizmin ne vdekje drejt clirimit te proletariatit eshte rruga e se ardhmes dhe qe bota duhet ta ndjeke ate rruge dashte apo mos dashte. Deri ketu jemi te te njejtit mendim. Por ketu ju ndoshta pyesni Pse une kur besoj ne drejtesine e komunizmit dhe kam qellime te mira ndaj te shtypurve nuk bashkohem me ju te dal ne lufte dhe nuk e vendos penen time ne sherbim te partise suaj. Eumlshte veshtire te jepet pergjigje mbi kete sepse ketu behet fjale per gjera te cilat per mua jane te shenjta dhe te detyrueshme te cilat per ju ama me shume pak gjasa ekzistojne. Une e refuzoj plotesisht dhe bindshem te behem anetar i partise suaj ose ta vendos shkrimtarin time ne sherbim te programit tuaj megjithese perspektiva e te pasurit vellezer e shoke e bashkesise me nje bote njerezish me te njejtin botekuptim do te ishte mjaftueshem joshese. Por ne pikerisht nuk jemi te te njejtit mendim. Sepse ndonese une i miratoj qellimet tuaja ose per te qene me i qarte ndonese une besoj qe komunizmi eshte i pjekur qe te marre pushtetin e ne kete menyre pergjegjesine gjigante duke filluar me marrjen persiper te gjakut dhe luftes ndash keshtu kjo eshte per mua asgje tjeter vecse sikur une ne nentor te besoj qe tani shpejt vjen dimri. Une besoj ne komunizmin si program per oren e ardhshme te njerezimit une e konsideroj ate si te domosdoshem dhe te pashmangshem. Por une ne asnje menyre nuk besoj qe komunizmi ka nje pergjigje me te mire mbi ceshtjet e medha te jetes sesa ndonje mencuri me e hershme. Une besoj qe ai pas njeqind vitesh teori dhe pas proves se madhe ruse tani ka jo vetem te drejten por detyren qe te vertetohet ne bote dhe une besoj e shpresoj sinqerisht qe ai do tia dale mbane te eliminoje urine dhe ti marre njerezimit nje makth te madh. Por qe permes tij do te realizohet ajo cka fete legjislacionet dhe filozofite e mijevjecareve te meparshem nuk arriten ta realizonin kete nuk e besoj. Qe komunizmi permbi shpalljen e se drejtes te cdo njeriu per buke dhe per tu bere dikushi paska te drejte dhe qenka me i mire se cfaredolloj forme me e hershme besimi kete nuk e besoj. Ai i ka rrenjet ne shekullin e nentembedhjete ne mes te truallit te pushtetit me te thate dhe me fodull te arsyes nje kulle profesoresh me te mireditshme me te pa fantazi dhe me te padashuri. Karl Marks e ka mesuar te menduarin ne kete shkolle veshtrimi i tij mbi historine eshte ai i nje ekonomisti kombetar nje specialisti te madh por ne asnje menyre bdquome objektiv se ai i menyrash te tjera te veshtruari ai eshte jashtezakonisht i njeanshem dhe jo elastik gjenialiteti dhe justifikimi i tij nuk gjendet ne rangun me te larte te mendimit por ne vendosmerine e tij per veprim. Nese ne sot do te gjendeshim ne vitin 1831 dhe jo ne 1931 ndoshta poeti dhe shkrimtari do te ishte shume i shqetesuar nga dhimbjet dhe tronditjet e se nesermes dhe pasnesermes dhe per njefare kohe do ti kushtonte te gjithe fuqite e veta njohjes se permbysjes qe po pergatitet. Keshtu e ka bere asokohe poeti Heinrich Heine dhe ai u be per njefare kohe ndoshta per kohen me te frytshme te jetes se tij mik dhe bashkepunetor i Karl Marks-it ne Paris. Sot ama po ky Heine do te interesohej serishmi me shume per te nesermen dhe pasnesermen sesa per zbatimin e asaj qe prej kohesh eshte njohur si e drejte dhe e vlefshme per tu zbatuar. Ai do ta njihte pa u menduar me gjate qe socializmi e ka lene mbrapa shkollen e tij dhe tani ose duhet te marre pushtetin e botes ose do te marre fund. Dhe ai do ta miratonte dhe do ta quante te drejte kete ngjarje pushtimin komunist te botes por nuk do te kishte ndonje shtyse qe te merrte pjese edhe vete ne kete makine qe rrokulliset plot vrull.
Poeti nuk eshte as dicka me mire as dicka me pak se nje minister nje inxhinier nje fjalimtar por ai eshte dicka krejt tjeter nga ata. Nje sepate eshte nje sepate dhe me te mund te cash dru ose dhe koke. Nje ore ose nje barometer sherbejne per te tjera arsye dhe kur behet perpjekja te cahet dru ose koke me to atehere ato shkaterrohen pa pasur ndonje njeri perfitim prej kesaj. Nuk eshte ketu vendi qe te numerojme dhe sqarojme detyrat dhe funksionet e poetit si te nje vegle te vecante te njerezimit. Ai eshte ndoshta nje lloj nervi ne trupin e njerezimit nje organ qe te reagoje ne prani thirrjesh te brishta apo nevojash nje organ per te zgjuar per te paralajmeruar per te terhequr vemendjen. Por ai nuk eshte nje organ me te cilin te thurren dhe gozhdohen pllakate ai nuk pershtatet per tellall ne treg sepse fuqia e tij nuk gjendet tek zeri i larte kete Hitleri mundet ta beje shume me mire. Por sidoqofte detyrat e tij mund te jene keto ose ato vlere ai ka dhe seriozisht ai eshte per tu marre vetem atehere kur nuk e shet veten dhe nuk e le veten te shfrytezohet kur ai me mire pranon te vuaje ose vdese sesa te tradhtoje ate qe ai e ndjen si thirrjen e tij.
Karl Maks ka pasur per poezine dhe artin e se shkuares p.sh te se shkuares greke me te vertete shume mirekuptim dhe nese ne ndonje pike te teorise se tij ndoshta nuk ishte krejtesisht i sinqerte ishte aty ku me gjithe dijet me te mira qe zoteronte nuk i njohu artet si nje organ i njerezimit por thjesht si nje copez nga bdquosuperstruktura ideologjike. Jo une ne te kundert dua tju paralajmeroj ju komunistet per ata poete te cilet ju ofrohen juve te cilet pershtaten per te qene tellalle dhe bashkeluftetare. Komunizmi eshte dicka shume pak poetike nuk ishte as tek Marks-i dhe sot eshte akoma dhe me pak. Komunizmi do te vendose madje ne rrezik poezine sikurse cdo vale e madhe pushteti material ai do te kete pak sens per cilesite dhe me hap te qete do te vdese nje teresi bukurie pa i ardhur keq per kete. Ai do te sjelle shumellojshmeri permbysjesh dhe rregullimesh te rinj derisa shtepia e re per shoqerine e re te jete ndertuar do te kete shume shkaterrim rrethe perqark dhe ne artistet si lakej nuk do te jemi aty ne vendin e duhur. Do te qeshet edhe me shume mbi ne dhe shqetesimet tona te brishta dhe do te na marrin akoma dhe me pak seriozisht se cbehej ne kohen e borgjezise. Por ne kete shtepi te re te njerezimit shume shpejt do te linde pakenaqesi dhe sapo frika prej urise te kete shkuar do te tregohet se dhe njeriu i se ardhmes dhe mases e ka nje shpirt dhe se ky shpirt zhvillon brenda vetes llojet e urise dhe nevojes te instinktit dhe detyrimit dhe se instinktet nevojat deshirat endrrat e ketij shpirti kane nje perqindje shume te madhe ne gjithe ate cfare njerezimi mendon dhe ben dhe synon. Dhe kur atehere te kete dhe njohes te shpirtit artiste poete kuptues qetesues udherrefyes atehere do te jete mire per njerezimin. Ne kete cast detyrat tuaja mund te shquhen qarte.
Ju komunistet keni nje program te qarte per te permbushur dhe ju duhet te perpiqeni vete per kete. Ne kete cast detyrat tuaja shfaqen shume me qarte shume me nevojshem dhe seriozisht sesa tonat. Kjo do te ndryshoje sikurse ka ndryshuar mjaft here deri tani. Me te drejten e udheheqesit te luftes ju ndoshta do te vrisni kete apo ate poet sepse ai shkruan kenge lufte per armiqte tuaj ndoshta do te tregohet me vone se ai nuk ish poet por thjesht nje thures pllakatesh. Por ne demin tuaj ju do te zhgenjeheni nese besoni se nje poet eshte nje instrument te cilin mund ta shfrytezoje klasa ne pushtet sipas deshires ne sensin e nje skllavi apo nje talenti te bleshem. Me kete mendim ju do t mashtroheni rende me poetet tuaj dhe pikerisht me te pavleret do te mbeteshin te varur tek ju. Ama nese ju me vone do te merreni dikur me kete gje artistet dhe poetet e vertete do ti njihni ne ate qe ata kane nje shtyse te pafre per pavaresi dhe reshtin menjehere se punuari nese dikush perpiqet ti detyroje ta bejne punen ndryshe nga cua thote thjesht ndergjegjja e tyre. Ata nuk do te jene te bleshem as per sheqerkat tuaja e as per detyra te larta dhe do te pranonin me mire te vriteshin sesa ta linin veten te keqperdoren. Nga kjo do te mund ti njihni ata.
1931

Refuzim
Me mire te vritesh nga fashistet se vete te jesh fashist Me mire te vritesh nga komunistet
se vete te jesh komunist Ne nuk e kemi harruar luften. Ne e dime si dehesh kur prek daulle dhe timpan. Ne jemi shurdhe ne nuk na merr rryma kur ju joshni popullin me drogen e vjeter. Ne nuk jemi as ushtare as permiresues bote ne nuk besojme se permes qenies sone bota duhet te sherohet
ii.
Ne jemi te varfer ne jemi thyer ne nuk i besojme me frazave te bukura me te cilat ne lufte fshikulluar dhe kaleruar - Edhe tuajat vellezer te kuq jane magji qe cojne ne lufte dhe gaz Edhe fyhreretiii tuaj jane gjenerale komandojne ulerasin dhe organizojne. Ne ama ne e urrejme kete ne nuk pime me raki te keqe ne nuk duam te humbim zemer e arsye as te marshojme nen flamuj te kuq a te
bardhe Me mire duam te kalbemi te vetmuar si enderronjes o te vdesim nen te pergjakurat duar tuaja vellezerish se te shijojme cfaredolloj lumturi partie e pushteti e ne emer te njerezimit te shtiem mbi njerezit tane
1933

Si pergjigje mbi disa pyetje se perse nuk vendosem ne anen e komunisteve.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›