E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramayana shqip

11-11-2010 / Nga Lavdrim Lita

Per ata qe e dine por se thone ne gjuhen sanskrite Rama do te thote I perndrituri. Per ata qe se dine Ramayana eshte njeri nga tekstet kryesore te mitologjise indiane. Me 48 mije vargje vedike rrefehen aventurat e Rames nje avatar i perendise Visnu. Avatari eshte fenomeni i ardhjes ne toke i nje perendie per te mbrojtur krye-perendine Dharma-drita. Me nje llaf eshte si poemat homerike ose si eposi i kreshnikeve te bjeshkeve qe kane brenda thelbin e nje kohe te gjalluar bashkerisht nga njerez dhe zota zana e katallana. Te nderlidhura ne fate personale dhe institucionale India eshte nje popull i madh e i kulturuar ku pervec Ramayana-s kane dhe nje tjeter tekst te lashte epik i kodifikuar per te gjithe me emrin Mahabharatha. Kurse Shqiperia nje popull i vogel i zaptuar ku perpos eposit te kreshnikeve ka edhe ajo Ramayana-n e saj. Ne gjuhen shqiptare Rama do te thote i fishkuri. Ramayana shqip eshte avatari i perendise soc-komuniste. Nje djale i parruar dhe i paharrueshem qe aventuroret seksualisht si Rama indian sepse i kane vjedhur fronin duke u masturbuar qellimisht me ekzotizmin kutist. Transparenca kutiste eshte kubizmi i pashpallur per te demonstruar demonin e avatarit perndjekes.
Sido qe te jete paralelja e gabuar e ketij perafrimi kohor Ne se shpejti do te shikojme avatarin Rama ne premieren e dates 12 nentor ora 12.00 ne Asambleja e Partise Socialiste. Seriali i ri eshte ne kuader te propagandes me te madhe qe ka pare demokracia 20 vjecare shqiptare. Eumlshte e vetmja gje qe dine te bejne dhe e fundit gje qe ka mbetur per tu bere. Te mbyllur ne bunkerin e kutise kane ndertuar me duart e tyre. Ata dite per dite te gjendur pa municionet e politikes normale te shendetshme e dialektike jane te detyruar te kuisin henes me shpresen se dikush do te kete serish frike dhe do te lejoje ti skllaverohet mendja nga retorika anarkiste. Do te shikoni ne Asamblene kombetare socialiste te dates 12 nentor sokellimat e anti-korrupsionit te asaj alibie me krimit elektoral dhe do te fillojne serish gjuajtjen e shtrigave ndaj shtrigave te shumices. Nuk qendrojne dot te qete. U ha bytha. Prandaj bertasin per nje komplot aq te organizuar mire saqe askush se ka degjuar. Ka per te pasur sabotatore e armiq te brendshem. Ne rastin me te mire do ti akuzojne per te keqijat qe i kane shkaktuar opozites me plogeshtine e tyre ne kryesine e partise dhe neper sekretariate. Sepse kete na e paralajmeroi deputeti socialist Bashkim Fino ne nje interviste te posacme teksa testonte levizjen ndryshe nga Rama brenda partise. Fino eshte nje socialist qe e ka humbur shansin per te qene lider qe vlen. Tani luan lojera te vogla me sponde per shefin e tij te radhes. Sensi patetik per te qene nje socialist i devotshem nuk e lan nga mekatet se po i sherben nje avatari rezil e ilegal. Synimi i kesaj levizje shahu te Rames me torren e Finos ka per qellim parandalimin e nje infeksioni te brendshem pasi aktivizimit te virusit nanoist. Do ti narkotizojne me helm te posacem te gjithe ata qe kerkojne nje PS ndryshe nje opozite normale sepse eshte ndryshe nga opozita e Rames. Do ti shikoni. Do ti shikojme se bashku sesi do te realizojne skenografine e larjes se hesapeve brenda partise. Mos prisni nje KPD. Eumlshte me i sofistikuar Rama. Vecse do ti shikojme sesi te gjendur ne shkretetiren e ideve ne reren thithese te zhytjes ku sa me shume levizin aq me shume zhyten poshte ne balten e retorikes te mocalin e para-politikes. Do te vezhgojne sesi flijojne shpresen per te qene nje e majte normale ne nje vend normal. Do ta observojme me kujdes pacientin opozite teksa degradon nga gangrena e anti-politikes. Ne tentativen per tu mbrojtur duke kundersulmuar do te zgjedhin anen e erret te politikes. Pa pasur parasysh se jane duke bere si nje nga ato partite qe ne te gjithe boten kane liri fjale por skane aftesi per te qeverisur ne nje te neserme. Me mohim te realitetit nje enderr e madhe do te behet ankthi me i madh i vetes se tyre dhe qytetareve qe ndjejne dicka per kete organizem te modifikuar gjenetikisht nga kromozomi totalitarist.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›