E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buzhala: AAK ka bërë ofertë për bashkëpunim

Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë ofertë për bashkëpunim me PDK-në.

Buzhala po ashtu ka lavdëruar shefin e tij. “Kryeministri Thaçi është kryeministri më stabil” ka thënë Buzhala në RTK.

Ndërkaq, Besnik Tahiri ka pranuar se kanë bërë ofertë për bashkëpunim.

“Ne nuk kemi qit kushte për bashkëpunim, por nëse nuk do jemi në bashkëpunim me PDK ne do të vazhdojmë të ndihmojmë proceset” ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se AAK-ja nuk ka opsion tjetër përveç Ramush Haradinajt për kryeministër. “S’ka opsion tjetër, veq Ramushi kryeministër” ka thënë Besnik Tahiri. 

Sipas tij, AAK-ja pa liderin e saj Ramush Haradinaj, ka qenë “e plagosur”. Tahiri ka thënë se kthimi i Ramush Haradinajt, e ka bërë më dinamike skenën politike në Kosovë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›