E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama qan kur flet për masakrën në shkollën fillore

Presidenti amerikan Barack Obama iu drejtua kombit amerikan përmes lotëve, ndërsa foli për masakrën ku vdiqën së paku 27 persona. Ngjarja e rëndë ndodhi në një shkollë fillore në Konektikat.

“Zemrat tona janë të thyera sot,” tha Obama.

“Unë e di që nuk ka asnjë prind në Amerikë që nuk ndjen të njëjtën dhimbje të madhe njësoj si unë”.

Presidenti iu drejtua kombit, që ka mbetur i shokuar nga vrasjet e Ryan Lanza, 24 vjeç, djalë i një mësueseje.

Rrallë ndonjë kryetar shteti ka shprehur emocione të tilla. Ai ndërpreu fjalimin, ndërkohë që i dilnin lotët. “Këtë mbrëmje unë dhe Michelle do i … përqafojmë fëmijët tanë më fort dhe do u themi se i duam,” tha ai./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›