E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buzhala: Jo vetëm koka e Arben Gjukës

Deputeti i PDK-së Berat Buzhala përmes rrjetit social facebook ka shprehur mendimin tij rreth çështjes për shkarkimin e Arben Gjukës.

Sipas tij, përgjegjësia duhet të ngrihet në nivel më të lartë dhe këtu ai përmend Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

“E deklaroj krejtesisht te paaftë cilindo spin-doctor që ka menduar se me largimin - ose sakrifikimin - e Arben Gjukës do ta mbyllë historinë e protestave popullore. Nuk du me u deklaru rreth aftësisë ose paaftësisë se z. Gjukaj si kryemenaxher i KEK-ut, mirepo per rastin konkret - ate te faturave te muajit janar - zotit Gjukaj i ishte dhene te drejte nga nje komision qeveritar, ku merrte pjese edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik”, ka shkruar Buzhala./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›