Buzhala: VV është bandë kriminale marksist leniniste

Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala, ka “sulmuar” përsëri me fjalë Lëvizjen Vetëvendosje.
Buzhala në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje është thjesht një bandë kriminale marksist leniniste.
Si duket deputeti Buzhala, është inspiruar për këtë status pas deklaratës së ambasadores amerikane në Kosovë, e cila ka thënë se lideri i VV-së, Albin Kurti kërcënoi ish-sekretaren Albright.
“Lëvizja Vetëvendosje është thjesht një bandë kriminale marksist leniniste. Siç po e shihni nga fjalët e ambasadores se re amerikane, këta bandite e kanë kërcënuar edhe ish Sekretaren Madeleine Albright. A po tash ndoshta edhe Jacobson po i mbron interesat e saj personale? Nje dite VV ka me kerku qe keta me e caktu ambasadorin amerikan ne Kosove. Sigurisht do ta propozojnë Florin Krasniqin :)” ka shkruar deputeti Buzhala në Facebook./Indeksonline/