E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buzhala – Matoshi: Lufta në Facebook

Deputeti i PDK-së Berat Buzhala nëpërmjet një statusi në facebook i është përgjigjur një statusi tjetër të Matoshit po në këtë rrjet social.

Kësaj radhe Buzhala është rikthyer në të kaluarën e tij, në kohën kur punonte si gazetar.

Në shpalosjen e kujtimeve Buzhala ka zgjedhur kohën kur me Matoshin ishin kolegë dhe të dy kishin si punë gazetarinë.

Duke e quajtur “kryeministër Facebooku” Buzhala i numëron “mëkatet” e Matoshit e të cilat sipas tij kanë qenë të shumta.

Pas kësaj ka pasuar edhe “statusi” tjetër i Matoshit i cili i ka quajtur “faktet” e Buzhalës “rrena” dhe i ka krahasuar me ato të UDB-së”.

“Sepse ai ka marr mision (me pagesë me e spostu vëmendjen e publikut në periferi të problemeve madhore në të cilat (buzë humnere) asht Kosova. Me kriju konfuzion dhe mundësisht me destablizu (me mbjell mosbesim) tek bota mediale...” shkruan Matoshi, i cili është në dyshim edhe për një replikë tjetër me Buzhalën./Indeksonline/

Statusi i Berat Buzhalës:

Nje përgjigje per heroin e lirise se shprehjes, 'Kryeministrin' e Facebook’ut, z. Halil Matoshi

Pasi me Mirenen para disa ditesh e nderuam me titullin e Kryeministrit te vendit, e lexova nje reagim te Matoshit – ku tjeter pos ne Facebook – qe nuk kish pas lene gje te zeze pa thene per ne te dy, gjoja ne emer te lirise se shprehjes.
Ngo k’nej Halil, une jam i bindur se ti nuk e ki me tapi te drejten e përcaktimit se kush duhet me pas liri te shprehjes e kush jo. Prandaj, ndoshta pa te pyetur fare e morem te drejten qe te bejme pakez ‘kozeri’ edhe ne llogarine tende. Por ti i Shenjterueshmi dhe i Paperlyeri Matoshi shpërtheve si vullkanth, përball nje humori beninj qe une dhe Mirena vendosem te beme, jo vetem ne llogari tenden, por edhe te nje numeri te madh miqsh.

Mirepo, meqe qenke prekur dhe meqe me paske ofenduar per gjoja racizëm, dhe gjoja maskulizem atehere te kam mbet borgj qe t’i them edhe disa fakte tjera, se si ne fakt te njoh une ty, kur ti ishe politikan e une isha gazetar.
A e mban mend Halil kur e pate shkruar nje leter pershendetese nga Expressi dhe ju bashkove Partise Reformiste ORA? Nuk je aq imbecil sa ta kesh harruar kete episode te rendesishem per jeten tende. A e mban mend, pastaj kur i humbe zgjedhjet dhe erdhe prape ne Express dhe na lute mu edhe Mirenen – ne tipave me syret njeriu – per te te pranuar serish ne pune dhe qe fillove ta shash Veton Surroin se e la partine ne lloç, e sekendejmi edhe ty Halil? Sigurisht nuk e ke harruar apo jo? Te shumten te ktheva ne pune per arsye humanitare, por edhe sepse me thirri Dardan Gashi – te cilin e ke vella te gruas – per te te pranuar. Nuk po te tregoj komplet se cka tha per ty...

Mandej ti Matosh, ne stilin tend halilçe, sapo i mekembe pak pas turpit zgjedhor dhe kur opinioni filloi ta harroi perlyrjen tende politike per nja 50 euro me teper e braktise Express dhe shkove ne Kohe Ditore. Tregoju “Kryeminister” “fan-save” te a tu ka ndal ndonje shkrim ne Gazeten Express gjate kësaj kohe kur ke ardhur ne pune me shume i dehur se sa esëll?
Mirepo une ty Matosh te njoh edhe nga gazeta Lajm. Sigurisht nuk e ke harruar as kete episod. Si “Kryeminister” qe je nuk e besoj qe je aq imbecil? A e mban mend Matosh kur Dug Gorani, Ilir Mirena, une, Astrit Gashi, Bul Salihu, Arben Rugova, Gjergj Filipaj dhe nje grup i gazetareve u patem revoltuar kunder presionit qe na behej ne gazete nga Rexhep Hoti dhe Agim Mala, per te anuar politikisht? Sigurisht e mban mend kur enkas per t’i pajtuar gjakrat erdhi ne Prishtine – na u tha me avion special – z. Behgjet Pacolli? Mu me pate ardhur keq se sa palaco dhe sa zvarranik u pate treguar ne ate takim. Z. “Kryeminister”, perkunder qe une, ti e Dugi e beme nje marrëveshje paraprake ti na e fute nje thike pas shpine, qe vetem ty te kishte hije. Kur une dhe Dugi e kercenuam se do ta leshojme gazeten Lajm nese nuk ndalet presioni, ti e more fjalen dhe tha se Berati e Dugi po flasin ne emer te tyre. Koxha nje figure qesharake e patem bere para Pacollit.

Ne ate takim kemi qene: une, ti, Dug Gorani, Rexhep Hoti, Agim Mala, Rrahim Pacolli, Behgjet Pacolli. Sekendejmi ne u larguam nga gazeta Lajm kurse ti mbete edhe nja dy – tri vjet te mira duke mbrojtur lirine e shprehjes. Ti e din Matosh se qysh u pate bere gazi i botes ne ate gazete, per nja 2000 euro page. Ti e din Matosh qysh i pate nxjerr fletet e bardha, duke mos pasur guxim ta botoje Pakon e Ahtisaarit. A e mban mend me syte e kuq prej rakise mburreshe ne lajmet qendrore ne RTK se neser ne Lajm do ta lexojne ate Pako dhe se t’i si dashamir i Lirise se Shprehjes nuk do te lekundesh prej pozicioneve te Kryeredaktorit. Te nesërmen lexuesit mund t’i shihnin nja kater faqe te bardha te gazetes dhe nja kater faqe te zeze te karakterit tend.

“Kryeminister”, e mban mend kur punonim ne gazeten Zeri, e ti ishe Kryeredaktor te Zeri Javor, kur t’i ishe i gatshem ta jepje edhe jeten per Hashim Thacin. Ndonese ishe gazetar ti merrje pjese krah per krahu me te ne tubimet zgjedhore. I shpallje tradhtar te gjithe ata qe e përkrahnin Ibrahim Rugoven dhe krahun e paqes. Shko more Halil Zeza lexoje ne arkivin e Zerit Javor nje shkrim qe e ke pas shkru per Nexhat Dacin, me titullin Kryopstinari. Sepse frikësoheshe mos po ta mund kush Hashim Thacin.

E tash cka ndodhi Halil qe e more flamurin e liberalizmit? Mos eshte ceshtje page perseri?

Mirena po ma sheh per te madhe se po e harxhoj gjithe kete energji pert’u marre me ty, ndonëse te kemi zgjedhur “Kryeminister”. Ai po me thote se ti nuk je as poet, as shkrimtar, as politikan, as liberal, as konservativ, as gay, as masculin. As burre. Perpos qe i ke leshu ca mustaqe per 28 Nentor, qe djemt dhe vashat e reja te bejne hoka me ty.
Hasta La Vista Kryeminiser Matoshi.

P.S. Si gazetar ke te drejt qe te na padisesh ne AGPK, kurse si Kryeminister ne Gjykate Kushtetuese.

....

Statusi i Halil Matoshit:

Berat Buzhala ka vazhdue me lshu n'eter rrena si ktyne here UDB-ja. Njerezit, miqë e kolegë po me thojnë me e ignor'. Sepse ai ka marr mision (me pagesë me e spostu vëmendjen e publikut në periferi të problemeve madhore në të cilat (buzë humnere) asht Kosova. Me kriju konfuzion dhe mundësisht me destablizu (me mbjell mosbesim) tek bota mediale... A me ja dhanë për surrati argumentet a me e injoru?
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›