22-vjeçari denoncon babain për dhunë

Një i ri nga rrethi i Devollit denoncoi një ditë më parë babain e tij për ushtrim dhune psikologjike.
Sipas burimeve policore, menjëherë pas denoncimit të kryer nga ana e 22-vjeçarit me inicialet Sh.H., banues në fshatin Kuç të rrethit Devoll u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Në lidhje me këtë ngjarje burime të plocisë bënë të ditur, se 22-vjeçari në deklarimet e veta kishte pohuar se babai i tij, Ilia.H., 57 vjeç, banues po në fshatin Tren të Devollit, kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.
Gjithçka kishte ndodhur pas një konflikti për probleme familjare, por që në të vërtetë mosmarrëveshjet mes tyre do të rëndoheshin edhe më tepër në ditët në vijim, kjo edhe për shkak të konsumit të alkoolit nga ana e t’atit.
Maje burimet e citura më sipër sqaruan gjithashtu se, tashmë ndaj 57- vjeçarit ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të “kanosjes”, parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal, pasi po ditën e djeshme në fshatin Kuç, në gjendje të dehur e kishte kanosur djalin e tij Sh.H.
Aktualisht materialet e përpiluara do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje të mëtejshme./Indeksonline/