Kosovo2.0: Mediat s’na morrën seriozisht

Kryeredaktorja e revistës “Kosovo2.0” Nita Luci thotë se mediat nuk janë marrë seriozisht me temat që ka trajtuar kjo revistë më herët.
Sipas saj, temat, si ‘çështjet e seksit’ po trajtohen vetëm tash më seriozisht.
“Që dy vjet që punon Kosovo.0 , mediat nuk janë marrë seriozisht me ne. Edhe portalin tonë edhe punën e kanë injoruar dhe vetëm tash ata po shkruajnë për ne kur u bë gjithçka e madhe”.
Ajo në Klan Kosova ka thënë se të tërë punën, “Kosovo.2”, e bazon në edukimin dhe arsimimin e vendit.
“Edukata seksuale është e paraparë edhe me planprogramet mësimore”, ka shtuar ajo.
Skena ku ishte paraparë të mbahen një mori aktivitetesh që kishin për bazë diskutimet për seksin, sidomos për homoseksualitetin, nga Revista Kosovo 2.0 në Pallatin e Rinisë, ishte shkatërruar para disa ditësh, nga persona të paidentifikuar. /Indeksonline/