E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë hetimet e masakrës në SHBA

Autoritetet policore në Konektikat kanë thënë se janë duke vazhduar hetimet e masakrës në një shkollë të Njutaunit, ku nga të shtënat me armë janë vrarë 26 njerëz, në mesin e tyre 20 fëmijë.

Zëdhënësi i policisë shtetërore, Paul Vance, ka kërkuar po ashtu nga mediat që të respektojnë privatësinë e familjeve të prekura nga tragjedia, derisa varrosin më të dashurit e tyre, transmeton Rel.

Sot janë varrosur dy viktimat e para të masakrës – dy djem nga gjashtë vjeç./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›