Bye bye Silvio - Kryeministri italian jep doreheqjen

Italia merr fryme lirisht. Te pakten nje pjese e vendit Ajo pjese qe e sheh Silvio Berluskonin si pergjegjesin kryesor per krizen aktuale ne Itali. Dhe kjo pjese u shtua kohet e fundit me gjithnje e me shume njerez.
Kjo eshte nje goditje e madhe// Ne ne Itali nuk kemi arsye per te festuar por doreheqjen e Berluskonit e festojme me deshire.. // Une nuk i besoj atij vetem kur te mos e shoh me do jem i sigurt se eshte larguar.
A eshte ky fundi i periudhes se mbajtjes se postit apo eshet fundi i nje epoke Kundershtaret politike te Berluskonit kerkojne largimin e plote te tij nga politka. Dario Franceschini kryetari i partise Demokratike parti qytetare e majte forca me e madhe opozitare Ne do te hyjme neser ne nje epoke te re. Berluskoni ka percare vendin si ne dite te mira ashtu edhe ne dite te keqija. Gjithshka dominohej prej tij si koalicionet ashtu edhe debatet. Ose per ose kunder Berluskonit. Kjo kohe ka marre fund. Bildunterschrift Kryeministri italian jep doreheqjen
Sa shume e ka percare Berluskoni vendin dhe kryesisht politiken e tregon shfaqja e djeshme e tij para parlamentit.
Nje shfaqje pa fjale por deputetet e tij therrasin Silvi Silvio. Nje parlamentar qe ishte larguar me pare nga faksioni nuk mundi te fliste sepse nderpritjes shpesh nga fjalet tradhetar tradhetar. Situata eshte si ne stadiumin e futbollit. Nje kryetar fraksioni i Partise ne pushtet Parti e popullit per liri Fabrizio Cicchitto flet per njeriun qe nuk duhet te kishte dhene doreheqjen.
Ne i themi kryeministrit Silvio Berluskoni i cili dha doreheqjen megjithese nuk duhet ta jepte Faleminderit per gjithshka qe ke bere per ne.
Qe Dhoma e Perfaqesuesve aprovoi ne mbremje heret ligjet reformuese te kerkuara nga BE pritej. Ky ishte kushti i doreheqjes se Berluskonit. Pas kesaj u zhvillua nje takim i shkurter qeveritar dhe pas perfundimit te kesaj kryeministri ne largim morri rrugen per tek kryetari i shtetit ne kodren Quirinal per te bere atje doreheqjen me te gjitha formalitetet. Bildunterschrift Silvio Berluskoni
Para Pallatit Presidencial Berluskoni u prit nga shume njerez te mbledhur nga kurioziteti dhe nga nje korr i mbledhur spontanisht qe kendonte Halleluja nga Hendel. Ne gjithe qytetin kundershtaret e Berluskonit festuan doreheqjen e tij. Atmosfere karnavalesh ne kohe krizash.
Tani radhen e ka presidenti Giorgio Napolitano. Ai nuk e ka fshehur qe preferon Mario Montin si kandidat te pershtatshem per drejtimin e qeverise kalimtare.
Autor Bernd Riegert/ Aida Cama
Redaktoi Dr. Pandeli Pani