E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhune pas perjashtimit te Sirise prej Lidhjes Arabe

Pas vendimit per perjashtimin e Sirise prej Lidhjes Arabe besniket e presidentit Asad sulmuan me gure dhe ndermoren akte vandalizmi ndaj ambasadave te Arabise Saudite dhe te Katarit ne Damask kryeqyteti i Sirise. Arabia Saudite e ka terhequr ambasadorin e saj nga Siria qe ne gusht. Nga takimi ne Kairo Lidhja Arabe u beri gjithashtu thirrje shteteve te tjera anetare per te terhequr ambasadoret e tyre nga Siria.

Bildunterschrift Takimi i Lidhjes Arabe per perjashtimin e Sirise

Perjashtimi i Sirise do te qendroje ne fuqi deri sa te zbatohen pikat e planit te paqes per te cilat u ra dakord para dhjete ditesh dhe deri sa te marre fund gjakderdhja beri te ditur kryeministri i Katarit Hamad ben Xhasem el Thani.

Yousef Ahmed perfaqesuesi i Sirise ne Lidhjen Arabe tha ne televizion sirian Une mendoj se vendimi i sotem eshte nje lamtumire e qarte ndaj konceptit te bashkepunimi arab. Tashme eshte e qarte se udheheqja e organizates vepron vetem sipas standardeve amerikane dhe perendimore.

Kritiket e qeverise ne Siri e pershendeten vendimin e Lidhjes Arabe. Ky vendim u pershendet edhe nga Presidenti amerikan Barak Obama dhe ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle. Sipas vleresimeve gjate trazirat ne Siri te cilat kane filluar ne muajin mars jane vrare rreth 3500 vete.

dpa/dw/euronews
RedaktorP. Pani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›