E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata në veri, Thaçi përsërit: S'ka kthim mbrapa

PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, theksoi se edhe pas zhvillimeve te reja në veri të Kosovës, nuk do të ketë kthim prapa në gjendjen status-quo. Lajmi bëhet publiK nga Radoi Europa e Lirë.
Deklaratat e Thacit janë bërë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku ai iu referua takimit që pati me ndëmjetësin evropian, Robert Kuper, ku Thaci shtoi se “Prishtina zyrtare i ka bërë edhe një herë të qarta vijat e saj të kuqe në dialog me Beogradin”.

Respektimi i Kushtetutës së Kosovës, i rezolutës së Kuvendit për bisedime dhe integriteti territorial i vendit janë çështje që, sipas kryeministrit Thaçi, nuk do të diskutohen me autoritetet e Serbisë. Ai tha se "çështja e pikave doganore 1 dhe 31, ndonëse çështje politike dhe elektorale për Serbinë, është ekzistenciale për Kosovën".

Thaci citohet t’i ketë thënë negocaitorit të BE, se Qeveria e Kosovës ka shprehur përkushtimin e saj për integrimet evropiane, mirëpo ky përkushtim, sipas tij, "nuk mund të realizohet përderisa Kosova nuk ka një axhendë të qartë evropiane nga Brukseli zyrtar".
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›