Bylis - Kastrioti. Ilievski Debutoj me fitore

Trajneri maqedonas i Bylisit Nikola Ilievski synon ta nise me fitore aventuren e tij te pare ne Shqiperi kur te shtunen skuadra ballshiote do te perballet ne nje Adush Muca pa shikues ndaj nje Kastrioti qe nga ana e tij nuk ka humbur asnje takim ne transferte dhe eshte treguar mjeshter i vertete i barazimeve kater ne po aq ndeshje te ketij edicioni.
Ilievski cili pason te shkarkuarin Ilir Spahiun por dhe te komanduarin Meto ne bankinen e kampionit ne fuqi te Kategorise se Pare per edicionin e kaluar ka punuar ne heshtje pavaresisht ndonje deklarate optimiste gjate prezantimit te tij.
Bylisi eshte skuadra e vetme pa pike ne Superlige duke i humbur te kater takimet e zhvilluara nje prej tyre ne shtepi ate kunder Elbasanit 1-2 ne javen e dyte.
Me nje CV te pasur madje me kulmin si trajneri i Maqedonise Ilevski premtoi se do ta nxjerre Bylisin nga pusi ku ka rene duke premtuar kthese ne 29 ndeshjet e mbetura te ketij sezoni.
Ilievski eshte i vetedijshem per krizen qe perjetoi Bylisin por e konsideroi ate kalimtare nisur edhe nga grupi i lojtareve qe ka ne dispozicion.
Ne fakt Bylisi i ka humbur ndeshjet te gjitha me diferencen e nje goli me Vllaznine 3-2 me Elbasanin 2-1 Tiranen 2-1 dhe se fundi me Flamurtarin 1-0 madje ne dy takimet e pare ne minutat shtese te takimit.
Trajneri i Kastriotit Ramadan Ndreu ne deklarimet e tij per mediat shpreson se ne Ballsh do te arrije fitoren e pare pas kater barazimeve rresht pavaresisht se krutanet do te luajne pa qendermbrojtesin Zoro.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte 24 Shtator 2010