Bylis – Teuta 2-0, pese minutat fataleMe këtë fitore formacioni ballshiot u ngjit në kuotën e 21 pikëve dhe la vendin e fundit Lushnjës (18 pikë), që nga ana saj humbi 2-0 me Vllazninë në Shkodër.

Dy gola të vonshëm në pesë minutat e fundit, Gentian Muçës në të 85’ dhe Endri Bakiut në minutën e 90-të, i dhanë tri pikë të çmuara Bylisit në fitoren 2-0 kundër Teutës se Sulejman Staroves, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore.
Me këtë fitore formacioni ballshiot i drejtuar nga Sulejman Starova u ngjit në kuotën e 21 pikëve dhe la vendin e fundit Lushnjës (18 pikë), që nga ana saj humbi 2-0 me Vllazninë në Shkodër.
Kjo ishte fitorja e 5-të sezonale e Bylisit dhe e treta në 15 ndeshje historike me Teutën (8 fitore). Durrsakët nuk fitojnë prej shtatë ndeshjesh dhe ndodhen shtatë pikë larg Shkumbinit të vendit të katërt, që nga ana e tij fitoi në Fier me Apoloninë.
E Diele, 22 Shkurt 2009