E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylis-Flamurtari 1-3, hakmarrje kuqezi

/* */

Flamurtari shënoi tre gola për të marrë tri pikë të çmuara në një fushë tepër të vështirë se ajo e “Adush Muçës”, duke mundur 3-1 Bylisin vendas, që e mbylli pjesën e parë 1-0 në favor të tij.

Një humbje e hidhur për formacionin e kosovaro-turkut Naxhi Shensoj, e katërta rresht dhe e dyta në vazhdimësi në shtëpi, përfshirë dhe atë me Kastriotin (1-0).

Bylisi, që në tri javët e para, i bëri një fillim befasues sezonit – 2 fitore dhe 1 barazim – tani është duke vuajtur presionin e kundërshtarëve më të përgatitur, madje ndeshja ka pasur disa momente tensioni, sidomos në tribunat ku ishin të vendosura tifozeritë respektive, e ku nuk munguan fyerjet dhe provokimet.

Fjodor Xhafa realizoi një gol manual në minutën e 35-të, duke ndëshkuar ish-skuadrën e tij dhe i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me avantazhin e brishtë të Bylisit.

Trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutaj, largoi heroin e fitores ndaj Pogradecit, Gerhard Prognin, duke në fushë sulmuesin serb  Mlladen Bërkiç dhe “Flota Kuqezi” shpërtheu në pjesën e dytë, duke barazuar me një gjuajtje nga larg të Nijaz Lenës (65’), me golin e parë të shqiptaro-maqedonasit për këtë sezon.

Golashënuesi më i mirë i Flamurtarit, Vilfor Hysa (82’), realizoi golin e dytë për vlonjatët dhe të katërtin personal në shtatë javët e para.

Ishte kapiteni Artan Sakaj ai që nënshtroi nigerianin Egbo me golin e tij nga pika e bardhë në limitin e ndeshjes (91’), pas një faulli të portierit ballshiot në dëm të talentit të U-19, Bruno Telushit.

Për Flamurtarin kjo ishte fitorja e tretë rresht në kampionat, e para në transfertë në tri ndeshje, si dhe e 6-ta në 19 përballje historike me Bylisin (7 fitore, 6 barazime).

Me këtë trepikësh, kuqezinjtë e Emdond Lutaj u ngjitën në vendin e tretë, me 15 pikë, një më pak se Tirana dhe Teuta, që bashkëkryesojnë me 16 pikë pas shtatë javësh.

Në ndeshjen e ardhshme, Bylis do të luajë në Shkodër kundër Vllaznisë, në debutimine e Rudi Vatës si trajner, ndërsa Flamurtari do të presë Apoloninë në Vlorë.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA E 7-të

Të shtunën
Vllaznia-Pogradeci     1-0
Shënues: Sukaj 56’

Të dielën
Apolonia-Tirana 1-2
Shënues: Gërxho 10’/ Naçi 41 (autg), Pisha 89’

Tomori-Teuta 0-2
Shënues: Hyshmeri 43’, Veliaj 85’

Dinamo-Kamza 0-2
Shënues: Ziambo 13’, 45’

Shkumbini-Laçi 1-1
Shënues: Dervishi 30’/ Shazivari 20’

Të hënën
Bylis-Flamurtari        1-3
Shënues: F.Xhafa 35’/ Lena 65’, Hysa 82’, Sakaj 91’ (p)

Skënderbeu-Kastrioti    17:00

RENDITJA

1     Tirana             7     +6     16
2     Teuta                7     +4     16
3     Flamurtari            7     +5    15
4     Kastrioti             6     +5     12
5     Laçi                 7     +1     12
6     Vllaznia            7     +2     10
7     Kamza             7     +1     10
8     Shkumbini            7     +1     9
9    Skënderbeu            6     +1     7
10     Bylis                7     -1     7
11     Apolonia            7     -3     7
12     Pogradeci             7     -7     7
13     Tomori             7     -8     4
14     Dinamo             7     -7     -1

Golashënuesit

8 gola: Dervishi (Shkumbini, 4p)

6 gola: Bala (Tirana),  Inkango (Kastrioti, 1p), Sukaj (Vllaznia)

5 gola: Dimo (Bylis, 2p);

4 gola: Hysa (Flamurtari)

3 gola: Emurllahu (Laçi); Rama (Apolonia),

2 gola: Gërxho (Apolonia); Uashington (Bylis), Abazaj (Bylis), Pema (Kamza), Ziambo (Ziambo), Veliu (Flamurtari), Plaku (Kastrioti), Turdiu (Kastrioti, 1p), Trajkoviç (Laçi,2 p), Shkëmbi (Skënderbeu, 1p), Hyshmeri (Teuta), G.Lika (Tirana), Morina (Tirana); Bakiu (Tomori), Vajushi (Vllaznia),

1 gol: Koreshi (Bylis), Gega (Bylis), F.Xhafa (Bylis); Arifaj (Dinamo); Begaj (Flamurtari), Rajoviç (Flamurtari), Progni (Flamurtari), Lena (Flamurtari), Sakaj (Flamurtari); Mici (Kamza), Ndreka (Kamza), Ziambo (Kamza); Muçollari (Kastrioti), Sefa (Kastrioti); Dragiçeviç (Laçi), Selimi (Laçi, 1 p); Vuçaj (Laçi, 1 p) Shazivari (Laçi); Tanushi (Pogradeci), Eminhazeri (Pogradeci), Çipi (Pogradeci); Xhyra (Shkumbini), Sulkja (Shkumbini), Magani (Shkumbini), Shenaj (Shkumbini); Kërçiku (Skënderbeu), Bratiç (Skënderbeu); Dushku (Tirana), Duro (Tirana), Pisha (Tirana); Markoviç (Teuta), Çota (Teuta), Sheta (Teuta, 1p), Veliaj (Teuta); Shameti (Tomori), Çela (Tomori), Petrovic (Vllaznia)

Autogola: Markoviç (Teuta, në favor të Vllaznisë), Veliu (Flamurtari, në favor të Tiranës), Naçi (Apolonia, në favor të Tiranës)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›