Edhe Barca kërkon transferimin e Sneijder?

Barcelona është ekipi më i ri i cili lidhet me një transferim të mesfushorit të Interit, Wesley Sneijder.
Holandezi u transferua te Interi nga Real Madridi dhe burime spanjolle bënë të ditur se ai mund të shitet nga klubi italian për të krijuar fonde për yllin e Lille, Eden Hazard.
Manchester United, Manchester City dhe Chelsea, që gjatë verës ishin lidhur me një transferim të tij. Por, tani mediat spanjolle përmendin se opsion për holandezin është edhe një rikthim në Spanjë te rivali më i hidhur i Realit, Barcelona.