E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bylis fiton ndaj Vorës, Besëlidhja surprizon Apoloninë

Ditën e shtunë u luajtën 5 takimet e vlefsfhme për javën e 23-të të Kategorisë së Parë. Bylis fiton brenda në shtëpi ndaj Vorës me shifrat 2-1 dhe tani vetëm pret rezultatin e Erzenit që do të luajë ditën e dielë ndaj Korabit në Peshkopi. Në takimet e tjera, surprizë ishte fitorja e Besëlidhjes ndaj Apolonisë me rezultatin 2-1. Fierakët pas tre fitoreve rradhazi detyrohen të ndalen në Lezhë.

Ndërkohë në dy takimet e tjera nuk pati fitues. Pogradeci-Burreli përfundoi 1-1, një rezultat që nuk i bën punë liqenorëve sa i përket misionit mbijetesë, ndërsa Turbina-Lushnja nuk prodhoi asnjë gol me 90 minutat që përfunduan me shifrat 0-0.

REZULTATET

RENDITJA

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›