E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove goditet trafiku i qenieve njerezore

Policia e Kosoves ka shkaterruar nje rrjet te trafikut te qenieve njerezore permes nje operacioni qe ka cuar ne arrestimin e 8 personave.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare sipas te cilave ne kete operacion jane angazhuar 30 agjente policie te cilet kane kontrolluar nje zinxhir shtepish dhe nje kazino ne jug te Kosoves.

Sipas burimeve personat e arrestuar trafikonin qenie njerezore kryesisht vajza te mitura. Burimet shtojne me tej se bashke me tete te arrestuarit u ndaluan edhe kater femra te cilat u liruan pak ore me vone.

Kosova konsiderohet nga organizatat nderkombetare si nje vend burim tranzit dhe destinacion i trafikut te qenieve njerezore kryesisht per qellime seksuale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›