E Martë, 3 Nëntor 2026

Bylisi tregon forcën në Vorë, fitojnë dhe Apolonia e Flamurtari

Janë luajtur sot katër sfida të javës së shtatë në Kategorinë e Parë ku edhe njëherë skuadra kryesuese e Kampionatit, Bylisi ka treguar forcën duke marrë një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Vorës me rezultatin 3-2. Për vendasit, dopieta e Raboshtës(51’ dhe 77’) nuk mjaftoi. Golat për Bylisin u shënuan nga Kamara 8’, Lajthia 12’ dhe Abazaj 83’.

Fitore në transfertë dhe për Flamurtarin, 2-1 përballë Besës. Për vlonjatët shënuan Pjeshka e Beqja, ndërsa goli I vetëm për kavajasit u shënua nga Spahiu.

Fitore bindëse e Apolonisë, 4-1 përballë Tomorit. Fitore edhe për Lushnjën në këtë javë të shtatë ndërsa ka mundur Luzin me rezultatin 2-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›