E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylisi "trondit" ambiciet e Partizanit, barazim ne Tirane

Partizani e nisi pjesen e dyte te edicionit me nje rezultat zhgenjyes, duke mos marre maksimumin e pikeve, edhe ishte i favorizuar nga faktori fushe, sepse luante ne shtepi perballe Bylisit te Ballshit. Beteja me ekipin kryesues te kampionatit te Kategorise se pare nuk ka shkuar sipas parashikimeve te trajnerit Skerdi Bejzade. Miqte kane shfaqur ambicie per t'iu rikthyer Superiores gjithe gares edhe ndaj nje skuadre te rinovuar, si Partizani, me rezultatin e djeshem treguan se jane pretendente kryesore per t'u ngjitur mes me te mirave te Superiores. Partizanit pas merkatos se janarit eshte forcuar ndjeshem dhe per pjesen e dyte ka shpallur objektiva te tjera. Ndaj Bylisit, ne pjesen e pare te kuqte jane treguar agresive. Fitorja eshte menduar se do te jete ne anen e tyre. Karapici realizoi golin e pare, fale goditjes se sakte nga jashte zones. Por ish-trajneri i Partizanit, Ilir Spahiu qe drejton aktualisht ballshiotet, kerkoi deri ne fund maksimumin nga skuadra e tij. Miqte rriten nivelin e lojes me fillimin e pjeses se dyte, duke barazuar shifrat ne 1-1. Portieri i Partizanit pas nje nderhyrje shkaktoi nje 11-metersh dhe nje ish-lojtar i Partizanit, Hamzai shenoni golin e barazimit. Me kete rezultat Bylisi mban i sigurt kreun e klasifikimit. Nderkohe jane afruar ne krye disi ndjekesit me te afert. Elbasani e ka pasur te lehte qe te fitoje ndaj Sopotit. Edhe Kaza dhe Lushnja kane fituar ndeshjet e tyre.

Kategoria e Pare
Java e 17-te
Memaliaj - Skrapari 1-0
Gramshi - B. Sport 2-0
Elbasani - Sopoti 3-0
Partizani - Bylis 1-1
Kamza - Beselidhja 3-1
Burreli - Ada 2-1
Lushnja- Turbina 1-0
Sot
Bylis 41
Lushnja 35
Elbasani 35
Ada 31
Kamza 30
Pogradeci 28
Partizani 22
Luftetari 22
Burreli 22
Gramshi 20
Turbina 15
Beselidhja 15
Memaliaj 14
Sopoti 10
Skrapari 9

Pogradeci- Luftetari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›