Murinjo: Nuk kam asnje problem me Mario Balotelin
Trajneri i Interit, Hoze Murinjo ka vene theksin para ndeshjes se sotme te Seria A mbi faktin se nuk ka asnje ceshtje personale mes tij dhe sulmuesit, Mario Baloteli, pavaresisht kritikave te shumta qe leshoi ndaj lojtarit, pas ndeshjes se Kupes se Italise, ndaj Fiorentines. "Baloteli? Jam gjithmone i shqetesuar rreth performances se tij ne fushe, nuk ka asgje me shume se kaq", - theksoi Hoze Murinjo. "Me pelqeu loja e tij ndaj Kievos, kunder Milanit, apo edhe ne ndeshjet e tjera me Juventusin dhe Fiorentinen. Ne ndeshjen e fundit ndaj ekipit te Fiorentines ai duhet te kishte kuptuar se kur skuadra eshte ne veshtiresi, ai dhe ai duhet te harroje cdo gje tjeter, absolutisht cdo gje", - shton me tej trajneri zikalter. "Ne kete kuptim nuk ka asnje problem mes meje dhe Balotelit dhe dua te them se nuk ka pasur kurre probleme madje edhe ne te kaluaren". Murinjo me tej, para ndeshjes me Kaljarin, i kthehet opsionit te sulmit. Perballja e radhes do te jete e kushtezuar edhe per shkak te disa mungesave. Samule Eto, Diego Milito, Goran Pendev dhe Baloteli do te perbejne sulmin me forca te shumta dhe pritet te krijohet nje skuader me e forte ofensive, pasi trajneri Murinjo do te jete i kushtezuar. Ne mungese te Stankovicit dhe te Shnajderit, nje prej dy lojtareve te sulmit duhet qe te luaje me i terhequr. "Nuk e di nese do te luajme me tre sulmues pasi nuk kam vendosur ende, por ne mungese te Shnajderit dhe te Stankovicit jam i detyruar te ndryshoj skeme dhe mundet qe te aktivizohen me shume lojtare te repartit te sulmit". Sipas Murinjos, te tre lojtaret e sulmit do t'i krijojne me shume mundesi zikalterve qe te kerkojne fitoren. "Shnajder eshte lojtari i vetem natyral qe mund te luaje pas sulmuesve te Interi. Te tjeret do te adaptohen". Ish trajneri i Celsit foli edhe per ekipin kundershtar para perballjes, ndaj te cilit e sheh te veshtire fitoren. "Kaljari ka nje skuader shume te mire, me lojtare qe kane individualitete dhe cilesi dhe jane eshte shume e organizuar kolektivisht. Ata nuk jane ne presion, sepse nuk kane objektiv per ne Evrope", - perfundoi Hoze Murinjo.