Bylisi u jep leksion kavajasve
Bylisi ka arritur nje fitore te merituar ne shtepi teksa ka mundur Besen me rezultatin 3-1. Ne takimin e djeshem ndryshe nga ato te kaluarat ballshiotet kane funksionuar si nje ekip solid ndaj nje kundershtari te veshtire ku reparti i sulmit ka bindur plotesisht teksa tre lojtaret e saj kane gjetur golin qe ne pjesen e pare. Nga ana tjeter Besa megjithese u mundua te shkurtonte diferencen ishte e pafuqishme te perballonte presionin e vendesve qe krahas lojes se mire qe bene kete here arriten edhe te merrnin piket e plota qe ne fakt u kane munguar djemve te Ilievskit. Guy qe ne minuten e pare Dimo ne te 24-ten dhe Xhafa ne te 32-ten kane gjetur rrugen e rrjetes per Bylisin ndersa per Besen ka shenuar Cikalleshi me 11-metersh. Ne fund te takimit ndryshe nga kolegu i tij Ilievski i cili ka mbetur shume i kenaqur nga loja e te tijve Daiu ka kritikuar ashper repartin e mbrojtjes duke u shprehur se ishte i fjetur ne minutat e para.