Bylykbashi: Çdo vit e njëjta histori
23/05/2005 Kapiteni i Partizanit i është kundërpërgjigjur zërave për pazare në ndeshjen e së shtunës kundër Laçit
Kampionati shqiptar i futbollist është mbyllur përsëri i shoqëruar nga polemika të shumta. Dhe duket se historia po përsëritet. Përsëri “molla e sherrit” është “këpuca e artë”. Dhe sigurisht në këtë çorbë është përfshirë edhe fituesi i këtij trofeu simbolik. Dhe ai është kapiteni i Partizanit, Dorian Bylykbashi, i cili nuk i ka shpëtuar komenteve të shumta për një trofe si ai i golashënuesit më të mirë të kampionatit shqiptar. “Pazar” është fjala më e përdorur në shtyp pas asaj çfarë ndodhi të shtunën në kompleksin e ekipeve Kombëtare në Kamëz. Me pesë golat e shënuar ndaj Laçit, kapiteni i Partizanit ka munduar ta bëjë të vetin trofeun e golashënuesit më të mirë të Ligës Superiore. Por, kjo ka sjellë reagime nga më të ndryshmet. Ndërkohë që nuk ka munguar as replika e kapitenit të të kuqve, Dorian Bylykbashi, i cili në një intervistë nëpërmjet linjës telefonike ka nxjerrë sheshit një plagë të vjetër të kampionatit tonë që lidhet me kurorën e golashënuesit. “Pazarin nuk duhet ta kërkoni në ndeshjen Partizani-Laçi, por duhet të përmendi, se ky ka filluar më parë. Nuk është mirë të sulmohet Bylykbashi. Unë kam vazhduar spektaklin e nisur shumë javë më parë”
Dorian, të shtunën është mbyllur një tjetër sezon jo i këndshëm për Partizanin. Si e komentoni?
Për fat të keq kemi kaluar një sezon jo të mirë. E kemi nisur mjaft mirë sezonin, duke fituar dy ndeshjet e para, por në të tretën çdo gjë është rrokullisur së prapthi. Dhe që andej problemet kanë pasuar njëri-tjetrin dhe tani në fund jemi këtu ku jemi. Mendoj se ky ka qenë një seson edhe më zhgënjyes se ata të mëparshmit. Kjo për faktin se në sezonet e kaluara kemi mundur të kualifikohemi në Kupat e Evropës, ndërkohë që në këtë sezon nuk mundëm të realizonim asnjë objektiv. Me të vërtetë një sezon për t’u harruar.
Cilat kanë qenë arsyet e një dështimi të tillë?
Është e vështirë t’i përgjigjesh një pyetje të tillë me një fjalë. Kanë qenë disa nga arsyet, të cilat janë bërë të ditura edhe më parë dhe që dihen mirë. Por, të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre. Gjithsesi një përgjigje më e saktë, mund të dalë pas një analize të detajuar ku do të vihen pikat mbi “i”. Këtu na ka munguar edhe fati. Kanë qenë shumë ndeshje, ku fati na ka dënuar. Gjithsesi jo çdo gjë duhet t’ia faturojmë fatit.
Po eliminimi nga Kupa?
Këtu ndryshon puna. Me një kampionat të përfunduar prej kohësh, kupa përbënte objektivin e vetëm për ne. Ishim përqendruar maksimalisht te kupa dhe atë duhet ta kishim fituar. Por, jo çdo gjë shkoi sipas planeve. Mendoj se Partizani duhet të kish qenë medoemos në finale, pasi e meritonte. Nuk jemi eliminuar në Kupë, sepse kundërshtari ka qenë më i fortë, por kanë qenë arsyet të tjera. Para ndeshjes së parë gjysëmfinale, disa futbollistë u dëmtuan. Tersi vazhdoi edhe në ndeshjen e parë, ku Muzaka dhe Xhunior u dëmtuan. Sikur të mos mjaftonte kjo edhe në javët në vazhdim ne humbëm elementë mjaft cilësorë për shkak dëmtimesh. Megjithatë, ne bëmë të pamundurën dhe iu afruam shumë pranë kualifikimit, por që nuk ia arritëm. Më vjen keq për kupën, pasi me përbërjen që kishim dhe me gjendjen fizike, i kishim të gjitha mundësitë për të qenë në finale.
Tani t’i kthehemi aspektit personal. Bylykbashi ka qenë i vetmi, që ka fituar diçka në këtë sezon për Partizanin, titullin e golashënuesit më të mirë...
Dua të theksoj se nga ana personale, sezoni ka qenë mjaft i mirë. Kam punuar shumë dhe më bëhet qefi që arrita të fitoj diçka. Nuk ka qenë aspak e lehtë, por jam i gëzuar që u shpalla dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit. Për mua ka qenë një kampionat mjaft i mirë.
Tani të kalojmë në një pikë të nxehtë që lidhet me kurorëzimin tuaj si golashënuesi më i mirë i kampionatit. Pas golave të shënuar me Laçin, ju jeni shpallur më i miri i kampionatit me 24 gola. Gjithsesi, ky sukses i juaji është komentuar gjatë, madje ndeshja me Laçin është cilësuar si një pazar i vërtetë. Cili është mendimi juaj?
Më vjen keq që hidhet baltë mbi personin e Bylykbashit. Unë kam bërë gjithnjë punën time dhe nëse arrita ta fitoi titullin e golashënuesit më të mirë të kampionatit, besoj se e kam fituar me meritë. Për sa i takon pazareve, kjo është me të vërtetë e paparanushme që faji të hidhet mbi Bylykbashin. Të gjithëve atyre që kanë shkruar se Bylykbashi ka bërë pazar me kurorën e “këpucës së artë”, dua t’i kujtoj pak ndeshjet Durrësit. Nuk është mirë të sulmohet Bylykbashi. Unë kam vazhduar spektaklin e nisur shumë javë më parë. Gazetat kanë të drejtën e tyre të shkruajnë, por duhet të jenë më të përgjegjshme dhe t’i marrin gjërat ashtu siç janë. Çdo vit është e njëjta histori.
Diçka për të ardhmen...
Nuk mund t’iu them me saktësi se çfarë do të bëj, por tashmë është koha për të pushuar pak. Pas pushimeve mund të flasim më gjatë. Gjithsesi, zgjedhja ime e parë është Partizani.