Prindër! Edhe fëmijët bien në depresion

23/05/2005 Si t’i njihni fëmijët tuaj, t’i ndihmoni për të dalë nga gjendja e depresionit
Që të mos shkojnë kurrë deri te vetëvrasja, duhet të jeni sa më të sinqertë me fëmijët tuaj, mos i nënvleftësoni asnjëherë aftësitë e tyre dhe, kritikojini kur duhet
Depresioni, nuk duhet të jetë më tabu, nuk është vetëm sëmundja e të rriturve. Të mëdhenjtë duhet të kuptojnë se nga depresioni mund të preken dhe fëmijët e tyre. Këtë e tregojnë më së miri, rastet e fundit të vetëvrasjeve te fëmijët.
Në një seminar të zhvilluar në Elbasan, nga Kisha Advertiste, u shpjegua se tek fëmijët, sëmundjet depresive prezantohen si, shmangia e shkollës apo e shoqërisë, largimi nga jeta normale, frika se mund të ndodhë ndonjë gjë, edhe me gjërat më të natyrshme dhe të perditshme. Fëmijët ankohen vazhdimisht, nuk kanë iniciativë, ose shfaqin simptoma të kundërta, bëhen agresivë, goditin veten, kafshët dhe njerëzit përreth, nuk binden. Ndonjëherë janë shumë të ndjeshëm dhe qajnë, menjëherë flasin për vetëvrasje dhe kur bëjnë shaka. E në ndonjë rast, kanë një vetëdije shumë të lartë, shqetësohen dhe kanë frikëra të vazhdueshme.
Fëmijët me rrezikshmëri të lartë
Fëmijët mund të quhen me rrezikshmëri të lartë, kur flasin për vdekjen në mënyrë pozitive sepse, ndoshta mendojnë se vdekja është e kënaqshme. Ka prindërit ose kushërinj, që janë përpjekur të vetëvriten (sjellje model, apo faktorë gjenetikë). Nuk kanë frikë nga rreziku. Ka tendenca perfeksionizmi, janë impulsivë. Edhe fëmijët mund të ndjehen si të pashpresë, ndihen dhe thonë se gjërat nuk do të bëhen më mirë dhe, se ata nuk do ndihen më mirë.
Adoleshentët
Tek adoleshentët, sëmundjet depresive prezantohet në të ngrënit jo të rregullt si, anoreksia apo bulimia, në abuzime me alkolin dhe në marrjen e drogës, seks i pambrojtur, të pakujdesshëm. Mund të ketë një izolim shoqëror, largime nga jeta, mosbindje e vazhdueshme, dështimi për t’u kujdesur për veten, paraqitjen dhe higjenën e tyre, s’ka ndonjë sens vlerash për jetën, e kanë shumë të vështirë për të zhvilluar marrëdhënie. Shfaqen të paaftë për të themeluar dhe përqëndruar veten, ndaj qëllimeve në shkollë apo për profesion.
Objektivi i parë, është të rrisësh energjinë dhe, kjo mund të bëhet duke luajtur. Është mënyra me e fuqishme për të thyer gjëndjen e pashpresë dhe për të sjellur energji në situatën tënde.
Si mund t’a ndihmosh një person ose fëmijë me depresion?
Prindërit duhet të lexojnë sa më shumë për veten, më shumë për depresionin e fëmijëve apo adoleshenteve, dhe për fenomenin e vetvrasjes. Fëmija duhet siguruar që mendimet për vetëvrasje janë kalimtare dhe se, ka njerëz që janë të gatshëm ta ndihmojnë. Gjithmonë merri seriozisht tendencat për vetëvrasje dhe përgjigju sa më shpejt që të jetë e mundur. Për shkak se fëmijët mund ti kuptojnë apo shpjegojnë ndjenjat, ju mund t’i bëni këto pyetje: A ke mendime për të lënduar veten? A ndihesh ndonjëherë kaq keq sa, ti ke në mëndje mendime për të vdekur? A dëshiron të largohesh apo zhdukesh? A ke parë ndonjë ëndërr të frikshme për vdekjen? Sa më shpejt të ndërhyni, aq më i suksesshëm mund të jetë parandalimi.
Depresioni, çrregullim kimik në tru
Sipas shumë statistikave botërore, dhe sipas shumë psikologëve në të gjithë botën, thuhet se në 90% e rasteve të vetëvrasjeve, ka ndodhur për një shkak – DEPRESIONI i vazhdueshëm. Çfarë është depresioni? Teknikisht, depresioni është një çrregullim kimik në tru. Por shprehimisht, një person në depresion, është në errësirë mendore ose si të thuash, në një cep të murit i vendosur nga rrethanat dhe se aty, ai ose ajo, mund të shohë si rrugëdalje, vetëvrasjen.
DEPRESIONI
Simptomat për fëmijët
1) Ankime, mërzitje me jetën, dhe pa iniciativë të vazhdueshme
2) Inat të pakontrolluar me agresivitet apo sjellje shkatërruese, ndoshta duke goditur veten apo te tjerët ose kafshët
3) Një mosbindje të vazhdueshme
4) Lehtësisht çorientohen, qajnë shpesh, vetëvlerësim të ulët, shumë i ndjeshëm
5) Paaftesi të përqëndrohen, të mbajnë mend, të marrin vendime
6) Probleme me te ngrënit dhe me gjumin
7) Shqetësime, frikëra kronike (të vazhdueshme)
8) Një vetëdije ekstreme
1) Një fjalim i pa organizuar mirë – shumë vështirë ti ndjekësh kur të tregojnë histori
2) Simptoma fizike si, marrje mendsh, dhimbje koke, barku, këmbe dhe krahu
3) Të folurit për vetëvrasje apo përpjekje (edhe në formë shakaje)
Simptomat për të rritur
1) Një ulje e konsiderueshme e orareve të gjumit
2) Nuk mund të rrijë në një vënd. Rritje energjie ose paaftësi të qetësohet.
3) Mendime jo të organizuara mirë
4) Një rritje e dukshme e të folurit apo të qeshurit
5) Rritje krijimtarie dhe bollëk idesh gjeniale
6) Irritim i vazhdueshëm
7) Gjykim i varfër, impulsivë
8) Sjellje shoqërore të zëni ngushtë
9) Paranoja
Shenjat paralajmëruese për vetvëvrasjen
4) E folura për vetëvrasje
5) Thëniet për dëshpërimin dhe pavlefshmërinë e tyre
6) Preokupim me vdekjen
7) Papritur, i lumtur apo shumë i qetë
8) Humbja e interesit për gjërat që ishte i interesuar më parë
9) Vizitat dhe telefonatat ndaj njerëzve që përkujdesen
10) Rregullon gjërat – p.sh. kërkon të falur
11) Dhuron gjërat
Kur njerëzit thonë;
“Unë nuk duhet të jem këtu, do të largohem; Unë do të kisha dëshirë të vdisja, do ta vras veten, do të deshiroja të zhdukesha përgjithmonë”. Nëse një person bën këtë apo atë …. A do të vdesi ai/ajo? “Zërat më thonë të vras veten, mbase nëse do vdes, njerëzit do më duan më shumë”, “Unë dua ta ndjej se ç’do të thotë të vdesësh”.
Kur njerëzit bëjnë;
Flasin apo bëjnë shaka për vetvrasjen,
Japin gjërat e veta
Preokupime me vdekjen apo dhunë
Sjellje të rrezikshme, kërcimi nga 15 katëshi, ecin në mes të rrugës, presin veten. Fiksime ndaj armëve dhe thikave
Dr. Carl Simonton, ka thënë: Kur je në depresion, i gjithë trupi është në depresion.
A ndikon Zoti apo shkrimet e shenjta në fenomenin e vetëvrasjes?
Bibla e përshkruan këtë fenomen si mëkat (Sauli dhe Juda).
Në 10 urdhërimet, një prej tyre është “mos vrit”, pra, vetëvrasja është mëkat, sipas Biblës.
Jezusi i përmblodhi këto urdhërime në “duaje Zotin dhe të afërmin si vetvetja”, pra, duajeni veten.
Jezusi shëroi njerëz që të jetonin më mirë, dhe jo ti jepnin fund jetës.
Pra si përfundim, Zoti dhe Bibla, nuk ndikojnë në këto fenomene, por mund të ndikojnë te njerëzit me interpretimet e tyre.
Mos lejoni askënd ti thotë fëmijëve tuaj ndonjë mesazh tjetër, dhe se, ne të gjithë, duhet ti edukojmë fëmijët me këtë frymë.