Hoze Maria Aznar. Pushteti pasuron atë që nuk e ka
23/05/2005 Pasi ka lënë politikën, ish kryeministri shkruan libra, bën konferenca dhe jep mësim në universitet. Duke fituar 700 përqind më shumë
Libri i tij më i fundit është që tani në klasifikimet e larta. “Po shtypim që tani botimin e tretë dhe kemi llogaritur që kemi hedhur në treg 100 mijë kopje”, thotë Lola Sanz, zëdhënëse e Paneta, shtëpia botuese e Aznarit. Planeta ka firmosur me ish kryeministrin, një kontratë për tre libra, një në çdo vit, në total 600 mijë euro
Shkrimtar best seller-ësh, konferencier shumë i kërkuar dhe docent në Universitetin e Georgetown në Washington: qëkurse ka lënë politikën aktive, Hoze Maria Aznar, 52-vjeç, kryeministër i Spanjës deri në fundin e prillit 2004, është zbuluar si një njeri i palodhur. Dhe shumë i pasur. Aq i pasur, sa t’i lejojë vetvetes, blerjen e një rezidence të dytë pranë Marbelës, “Meka” turistike mesdhetare e miliarderëve arabë.
“Ka shumë jetë, shumë gjëra për të bërë dhe shumë lumturi jashtë Moncloas (zyrat e qeverisë spanjolle)”, thoshte Aznari i relaksuar, kur prezantoi në Madrid librin e tij të fundit, “Portrete dhe profile”, nga Fraga deri tek Bushi. Kjo e shkrimtarit është një prej veprimtarive që e mbush më shumë me krenari dhe para, ish kryeministrin e Partisë Popullore, i cili është nip i dy gazetarëve shumë të shquar (frankistë). Nga vepra e tij e parë, “Tetë vitet e mi në qeveri”, teoricieni i qendrës reformiste, ka shitur 130 mijë kopje.
Dhe libri i tij më i fundit, është që tani në klasifikimet e larta. “Po shtypim që tani botimin e tretë dhe kemi llogaritur që kemi hedhur në treg 100 mijë kopje”, thotë Lola Sanz, zëdhënëse e Paneta, shtëpia botuese e Aznarit. Planeta ka firmosur me ish kryeministrin një kontratë për tre libra, një në çdo vit, në total 600 mijë euro.
Aktivitetit të shkrimtarit, Aznari i ka bashkëngjitur atë të konferencierit, edhe në cilësinë e presidentit të Internacionales Demokratike të Qendrës, ish Internacionalja Demokristiane e rithemeluar nga ai në 2001. Honorari për çdo pjesëmarrje, organizuar nga Instituti në Uashington është 25 mijë euro, dhe në vit shkon afro 250 mijë euro. Që nga shtatori Aznar, mik i madh i presidentit amerikan George W. Bush, mëson edhe politikë bashkëkohore europiane dhe marrëdhënie transatlantike në Georgetown University, një prej universiteteve më të mirë të SHBA, themeluar nga jezuitët në 1789. Bëhet fjalë për një cikël prej 12 konferencash, natyrisht të paguara me flori.
Kur është në Madrid, ish kryeministri kultivon hobet e tij të përhershëm. Stërvitet tre herë në javë me përgatitësin e tij personal, Bernardo Lamboa: vrapon dhe bën ushtrime për të qenë gjithnjë në fomrë. Luan tenis dhe i dedikohet familjes, sidomos nipit të tij Alehandro, bir i vajzës së dytë Ana dhe Alehandro Agag, ish sekretar i partisë popullore europiane.
Por ish kryeministri spartan, në shoqërinë e gruas Ana Botella Serrano ka një pasion të ri që ia ka transmetuar Lamboa: golfin. Ja përse Aznarët sapo kanë blerë një apartament të bukur në rezidencën Hacenda del Sol, 4 kilometra nga Marbela. E rrethuar nga një kopsht tropikal, me një pishinë gjigande, banjë turke dhe sauna, apartamenti 132 metra katrorë ka kushtuar 358 mijë euro. Dy hapa larg janë fushat e mrekullueshme të glfit të Costa del Sol, pak kilometra më tej Valderrama di Sotogrande, konsideruar një prej zonave të gjelbra më të mrekullueshme në botë.
Në rezidencën e re, inauguruar 1 majin e kaluar, Aznar ka fqinjë yje të futbollit si Raul Gonzalez, sulmuesin shum ëtë dashur të Realit të Madridit. Banesa e tij kryesore mbetet në Pozuelo de Alarcon, një vilëz dykatëshe 500 metra katrorë me një mijë metra kopsht dhe pishinë, dhjetë minuta larg qendrës së kryeqytetit. E ka blerë me të shoqen, në 1999, për 600 mijë euro, por vlera e saj në treg është trefishuar: sot vlen të paktën 1.8 milionë euro.
E përjavshmja Tempo i ka bërë llogaritë xhepave të Aznarit dhe ka zbuluar që ish kryeministri i Spanjës, i sapozgjedhur anëtar i përhershëm i Këshillit të shtetit, fiton çdo vit afro 600 mijë euro, 700 përqind më shumë nga sa fitonte kur ishte në krye të qeverisë. Doethënë, Aznarid o të kish tërësisht të drejtë po të thoshte se pushteti varfëron atë që e ka.
Fjalë Ari
Mbajtja e konferencave përreth botës është një biznes i vërtetë për ish krerë shtetesh, ministra apo kryeministra. Shtypi i Neë Yorkut e ka quajytur paraardhësin e Bushit në Shtëpinë e Bardhë, “Dollar Bil Klinton”. Vetëm në vitin e parë pas fundit të mandatit, për 52 vizitat e tij përreth botës, Klinton ka fituar 9.2 milionë dollarë, thuajse 50 herë më shumë nga sa fitonte si president: 200 mijë dollarë. Zakonisht, ish shtetarët i besojnë institucioneve të specializuara, të cilëve u japoin të dreejtat për diskutimet apo fjalimet në këmbim të organizimit të konferencave dhe honorareve të majmë. Ëashington Speakers Bureau, e zgjedhura e Aznarit, mes relatuesve ka prerdsonazhe si Colin poëell e James Baker, ish shefin e CIA, George Tenet dhe ish këshilltarin për sigurinë kombëtare, Tom Ridge.