E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylykbashi-Bulku, çështje orësh

Dinamo

Dorian Bylykbashi është vetëm një hap larg transferimit te Dinamo. Burime të sigurta pranë tij dhe drejtuesve të klubit blu, konfirmuan se kanë nisur bisedimet mes palëve.

Fantazisti i njohur elbasanas aktualisht është pa skuadër dhe mbetet në pritje të ofertave. Nga sa mësohet, interesimi i kampionëve për të pasur në ekip Bylykbashin, e ka tunduar lojtarin. Projekti i klubit blu është për afrimin e futbollistëve që kanë qenë dhe janë pjesë e Kombëtares. Më konkretisht, dje përfaqësuesit e Dinamos kanë hedhur hapin e parë për të konkretizuar marrëveshjen me mesfushorin. Ky i fundit, pasi është njohur me ofertën, u ka kërkuar kohë drejtuesve të Dinamos. Por Bylykbashi nuk pritet të jetë goditja e vetme e mekatos së Dinamos. Kjo, pasi orët e fundit në listën e Dinamos është edhe emri i mesfushorit të Kombëtares, Ervin Bulku.

Burime pranë lojtarit janë shprehur se tratativat për një kalim të mundshëm te Dinamo po ecin mirë dhe firma në kontratë është vetëm çështje orësh.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›