E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela, pa oferta dhe pa skuadër

Gjermani

Edhe pse jemi në prag të fillimit të sezonit të ri në kampionatin gjerman të futbollit, mesfushori shqiptar, Ervin Skela, vazhdon të mos e ketë gjetur ende skuadrën me të cilën do të luajë në edicionin e ardhshëm. Për momentin, sikurse mësohet nga informacionet në shtypin gjerman, fantazisti kuqezi, aktualisht në moshën 34-vjeçare, rezulton ende pa skuadër. Sipas tyre, situata nuk është aspak premtuese, pasi akoma më alarmues duket fakti se atij i mungojnë ofertat. Mesfushori shqiptar sezonin e fundit luajti në radhët e Tus Koblencit, me të cilin kishte nënshkruar një kontratë njëvjeçare, e cila skadoi më 30 qershor. Vetë Skela ka theksuar se ai nuk ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë, pasi beson se mund të luajë ende edhe një apo dy sezone në fushën e blertë. Por ai ka përjashtuar në mënyrë automatike aktivizimin e tij të mundshëm në kampionatin shqiptar të futbollit. Liga e preferuar e tij është kampionati gjerman, pasi ai dëshiron të jetë më pranë gruas dhe fëmijëve të tij.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›