Bylykbashi: Marrëveshja për Portin e Durrësit, mega-aferë korruptive! Depozituam padi në Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i partisë Demokratike, Oerd Bylybashi ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një padi kundër marrëveshjes për Portin e Durrësit. Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi e konsideroi marrëveshjen si “mega-aferë” korruptive, teksa shtoi se po grabitet pasuria publike për interesa personale.
“Siç e kishim premtuar PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër mega-aferës korruptive, për marrëveshjen për Portin të Durrësit. Grabitje e pasurisë publike për interesa personale, dhënia për interesa përfitimi individësh privat, nën petkun e investitorëve strategjik. Këtë siç e kishim premtuar ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese. Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese do qëndrojë në nivelin e asaj që pritet prej saj, të bëjë detyrën e saj zbatimin e kushtetutës dhe të mbrojë interesin publik. Mega afera më e madhe korruptive të jetë simboli i mënyrës së qeverisjes. PD ketë nuk do e lejojë”, tha Bylykbashki.
Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua më 11 gusht, ndërsa investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Opozita e ka kundërshtuar këtë projekt, duke e konsideruar një “aferë”.
/rtsh.al/