Bylykbashi: "Raporti me i mire qe eshte bere per zgjedhjet"
Drejtori i Kabinetit te Kryeministrit Sali Berisha, Oerd Bylykbashi deklaron se raporti i OSBE/ODIHR per zgjedhjet e 8 majit eshte me i miri qe eshte dhene per zgjedhjet ne Shqiperi. "Administrata zgjedhore, Kodi Zgjedhor ne teresi arriten te prodhojne zgjedhje te cilat sic e kemi reflektuar ne raport ishin me te mirat qe jane zhvilluar ne Shqiperi", tha dje Bylykbashi ne nje interviste dhene per televizionin "Klan". Per te dale ne kete perfundim, Bylykbashi i referohet gjuhes se perdorur ne kete raport, qe e konsiderojne procesin e tete majit si transparent dhe konkurrues. Si nje nga njohesit me te mire te ligjit zgjedhor dhe protagonist ne shume zhvillime qe lidhen me zgjedhjet, Bylykbashi e nis arsyetimin e tij prej vitit 2000. Ne raportet e OSBE/ODIHR te asaj kohe hasej rendom togfjaleshi "shans i humbur". Gjuha e perdorur, thote Bylykbashi, eshte nje shkalle matese e progresit te bere per zgjedhjet. "Ne vitin 2001, raporti per zgjedhjet parlamentare te atij viti, tha qe zgjedhjet bene nje hap perpara per kapjen e standardeve. Konstatoheshin permiresime ne krahasim me zgjedhjet, me te vertete me probleme te renda te vitit 2000. Ne vitin 2003 u konsideruan qe zgjedhjet ishin nje shans i humbur per te kapur standardet e OSBE/ODIHR. Per here te pare, ne vitin 2005 u tha qe keto zgjedhje kapen pjeserisht standardet. Me pas, ne 2007 ku u rikonfirmua per here te trete kreu i PS-se ne bashkine e Tiranes, ato zgjedhje ishin nje rast i humbur ne raport. Zgjedhjet e vitit 2009 bene nje hap te krahasueshem me vendet e rajonit. Raporti i ODIHR tha qe shumica e standardeve u permbushen", tha Bylykbashi. Nderkohe qe duke u ndalur ne raportin e fundit ai thekson se vleresimi eshte ne nje nivel shume me te larte. "Ky raport, qe keto zgjedhje ishin konkurrente dhe transparente dhe qe zhvillimet pozitive, ne disa aspekte te ketyre zgjedhjeve, hodhen baza per permiresime te metejshme, eshte qartazi nje hap me tej ne raport me zgjedhjet e fundit, ose me zgjedhjet e kaluara", tha ai. Raporti permend dhe ceshtjen e fleteve te hedhura ne kutine e gabuar, per shkak te debatit politik qe prodhoi numerimi i tyre. Per kete ceshtje Bylykbashi thote se ne kete proces, ne garen per Tiranen, u ballafaquan dy filozofi. Ajo qe kerkonte numerimin e cdo vote dhe ajo qe kerkonte te shmangte pa numeruar vullnetin e qytetareve. Sipas ekspertit zgjedhor, raporti perfundimtar, ne asnje rast nuk e konsideron te paligjshem numerimin e votave. "Ajo qe eshte e rendesishme eshte se raporti ne asnje rast nuk ve ne diskutim qe keto vota ishin te ligjshme. Madje kerkon, me rekomandimin qe bene, qe Kodi Zgjedhor te siguroje procedura qe jo vetem keto debate te mos te behen ne te ardhmen, por keto te garantojne qe vota te tilla, vullnete te tilla te shprehura kaq qarte, te jene te numerueshme njelloj si gjithe te tjerat", thote Bylykbashi.