Vlorë, panairi i librit numëron 70 mijë vizitorë
VLORE- Rreth 70 mijë persona vizituan stendat e Panairit të Librit, që u zhvillua gjatë 10 ditëve në qytetin e Vlorës.
Drejtori i Bibliotekës Publike "Shevqet Musaraj", Çlirim Hoxha, tha për ATSH-në se, "interesimi për librin shqip ishte i madh në qytetin e Vlorës gjatë ditëve të panairit, çka u reflektua edhe në nivelin e blerjeve krahasuar me një vit më parë".
Sipas tij, "në përfundim të edicionit të 13-te të Panairit të Librit në Vlorë, u krye edhe një sondazh mes shtëpive botuese të pranishme, ku pati edhe një renditje për librat dhe autorët më të shitur, ku përfshihen Fatos Kongoli, Mark Levi, Ben Blushi, Nadir Mura, Erick Fromm, Karl Gustav Jung, Daniel Stell, Rexhep Qosja, vepra e Konicës, Katherin Stone, Suzan Hinton, Oskar Uajld, Xhon Line, Arben Kondi, Steig Larsen, Dan Broën, Brunilda Zllami, Adrian Klosi, Timo Flloko, etj".
Panairi i 13-të i Librit në Vlorë organizohet pas atij që u zhvillua në qytetin e Ulqinit, Mali i Zi dhe i paraprin Panairit të Librit që zhvillohet në muajin nëntor në Tiranë.
Edicioni i 13-të i Panairit të Librit në Vlorë u organizua nga Bashkia e Vlorës dhe Shoqëria e Librit Shqip, me mbështetjen e Bibliotekës Publike "Shevqet Musaraj", Klubit të shkrimtarëve "Petro Marko", Shoqatës Kulturore "Ismail Qemali" dhe asaj "Labëria". Në këtë panair morën pjesë shumë shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova etj, ku u prezantuar rreth 5.000 tituj librash, një pjesë e të cilëve ekspozoheshin për herë të parë. Shtëpitë botuese si "Toena", "Bota Shqiptare", "Konica", "Fan Noli", "Çamëria", "Dritan", "Dudaj" etj, ngjallën interesin e lexuesve vlonjatë dhe të pushuesve.
(s.g/atsh/BalkanWeb)