E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje kurs i ri politik Nga Edi Rama, Kryetar i Partise Socialiste

Raporti i ODHIR-it s'ka qene asnjehere me i qarte dhe i drejtperdrejte. Gjithcka qe publiku ka pare vete, me syte e tij, ne zgjedhjet dramatike te Tiranes, dhe qe ne kemi pretenduar pas numerimit qe na nxori fitues, gjen konfirmim te plote ne qendrimin e arbitrit nderkombetar. Ne ishim te palumtur nga dyzimet e raportit perfundimtar te vitit 2009, pasi me gjithe problemet e renda qe misioni i ODHIR-it nxori me objektivitet ne pah gjate gjithe procesit, ai raport i vuri ne fund kapakun vjedhjeve duke folur per nje progres te paqene e per mungese provash per manipulime.

Ndersa ky raport perfundimtar jo vetem konfirmon gjithe sa misioni i drejtuar nga Jonathan Stonestreet ka shkruar ne raportet e ndermjetme, por edhe e ploteson tablone e zgjedhjeve te 8 majit me qemtime qe s'lene asnje ekuivok per mungesen e standardeve dhe rolin negativ te KQZ e te Kolegjit Zgjedhor. I jemi thellesisht mirenjohes ketij misioni per objektivitetin e treguar deri ne fund. Dhe e falenderojme per gjithe punen e kryer e, posacerisht, per mosperseritjen e recetes standarde. "Keto zgjedhje ishin me te mira se te shkuarat, po jo aq te mira sa duhet", e cila ka penguar vijimesisht trajtimin e duhur te krizes kronike te zgjedhjeve ne Shqiperi. Kriza eshte shtjelluar plotesisht ne raportin e ODHIR-it dhe jane dhene edhe rekomandime te vyera per ta adresuar ate sic duhet, ne menyre qe zgjedhjet e ardhshme te perputhen me standardet deri ketu te munguara nderkombetare.

Minimalisht me kete KQZ dhe kete Kolegj Zgjedhor s'mund te behen me zgjedhje ne Shqiperi. Sikunderse zgjedhjet nuk mund te behen as me keto lista, qe voten e emigranteve ia lene ne dore pushtetit per ta perdorur ne interes te tij. Kete nuk e themi me vetem ne, opozita e demtuar rende nga veprimtaria brutale e ketyre dy institucioneve, po e thote shkoqur arbitri nderkombetar. Ashtu sic thote, me radhe, edhe nje sere te vertetash te tjera te hidhura per te cilat opozita ka ngritur zerin dy vjet rresht, por qe fatkeqesisht u rishfaqen te plota ne zgjedhjet e 8 majit, duke e cenuar perseri lirine e te drejten e shqiptareve per te zgjedhur dhe duke thelluar mosbesimin e tyre tek procesi zgjedhor. Ky raport eshte nje pike solide referimi per te gjithe ata, shqiptare e partnere nderkombetare, qe duan te kontribuojne per ta ndare njehere e mire Shqiperine nga zgjedhjet e deformuara e te kontestuara. Ne jemi padyshim nder ta dhe do te bejme gjithe sa na takon per t'ia bere te mundur qytetareve shqiptare pa dallim clirimin nga makthi i zgjedhjeve pa standarde.

E di fort mire se c'zhgenjim e brengosje ka lene pas maskarada e Tiranes, di edhe se sa shume jane ata qe vazhdojne te na gjykojne keq, mua personalisht ne radhe te pare, per qasjen paqesore me te cilen e perballuam procesin torturues te manipulimit te rezultatit diten per diell. Kam ndjekur me vemendje shpalosjen e nje fryme revolte ne editoriale, analiza e blogje, ku opozita akuzohet si e pafuqishme perballe te keqes qe ka kapur per fyti Shqiperine dhe si e paafte per te mbrojtur me force voten e marre nga populli.

Mirekuptoj revolten e secilit qe ndjehet keq ne kete situate dramatike, por nuk ndaj dot opinionin se kete situate e zgjidh vetem reagimi i dhunshem i opozites. Dhe nuk kam asnje pendese per qasjen tone paqesore ndaj procesit, per rrugen ligjore qe ndoqem deri ne fund, per mos nxitjen e dhunes kur nje dore zullumqaresh te veshur me toga te zeza vulosen me vendim gjykate grabitjen e dhunshme te mandatit tone per Tiranen. Ashtu sic nuk kam asnje dyshim ne domosdoshmerine e kursit tone te ri politik, te betejes sone parlamentare per te reformuar Kodin Zgjedhor bazuar mbi te gjitha konstatimet e rekomandimet e raportit te ODHIR-it, te shtimit te rrugeve e te intensitetit te komunikimit me qytetaret per hallet e medha te vendit, te nevojes per t'u dhene shqiptareve nje alternative te qarte qeverisese, si edhe te te kuptuarit nga te gjithe se opozita as nuk eshte qeveri qe mban pergjegjesi per te zezat qe qeveria i ben popullit, as nuk mund te kthehet ne qeveri pervecse permes votes se popullit.

Keto jane ore te veshtira per te gjithe ata qe s'jetojne ne oborrin e pushtetit te Saliut, edhe per opoziten padyshim, por ne kohe si keto secili, cdo qytetar, cdo grup interesi, cdo bashkesi, duhet te beje detyren ndaj vetes duke e luftuar kete pushtet me te gjitha mjetet e rezistences paqesore, me te gjithe forcen e fjales e te protestes qytetare, jo duke pritur qe opozita t'i zgjidhe si me magji problemet e medha qe na mundojne te gjitheve apo te dale perdite para publikut per te thene, "Me ka cu nana me la gojen!" per cdo gje qe ndodh ne kete vend. Kete nuk e ben asnje opozite askund, ashtu sikunder nuk eshte opozita qe udheheq revoltat ne Londer, Athine, Paris apo kudo ku qytetaret shperthejne ne protesta te asaj natyre.

Natyrisht ne kemi detyren tone dhe te jemi ne krye te detyres me te gjithe forcen qe na jep e drejta qe kemi me vete, per te mos lejuar te perseritet me kurre ajo qe ndodhi me zgjedhjet dhe qe sot nuk eshte me vetem nje bindje e opozites, po edhe e te gjithe komunitetit nderkombetar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›