Tavani i Beratit restaurimi pa nderprerje gjate veres

Në ditët e nxehta të gushtit kur Tirana është boshatisur dhe pjesa më e madhe nënpunësve të shtetit janë me pushime, ka nga ata njerëz që nuk kanë lënë punën për asnjë ditë. Frederik Stamati studiuesi dhe specialisti e njohur I konservimit dhe arkeometrisë po mbyll stinën e dytë në një proces të gjatë restaurimi të disa objekteve që do të ekspozohen në pavionin etnogarfik i cili pritet të ngrihet në Muzeun Kombëtar.
“Kemi që nga mesi i muajit mars që po punojmë për trajtimin e disa objekteve që do të ekspozohen në Muzeun Etnografik. Kemi akoma shumë punë për të bërë për të përfunduar këtë tavan. Pasi filloi puna për të zhveshur këtë tavan nga mbishtesat të cilat nuk janë origjinale doli një gjendje shumë e dëmtuar e tavanit poshtë këtyre bojrave. Praktikisht na është dashur të bëjmë një punë shumë të madhe që të arrijmë deri në stadin ku jemi tani”- shprehet Stamati.
Stafifit prej pak vetësh I është dashur të punojnë në temperatura tepër të larta në oborrin e Muzeut Kombëtar, por për Stamatin e rëndësishme është që objektet të përfundojnë në kohë edhe pse pavioni nuk dihet kur do të çelet.
“Kemi punuar edhe në ditët e nxehta sepse afati kohor që na është dhënë për të përfunduar punën është i tillë që nuk lejon të kemi ndërprerje të punës. Objektet në këtë gjendje që janë nuk mund të ekspozohen. Do të ishte një mosrespektim i vizitorëve në qoftëse do të ekspozonim gjëra që nuk janë të restauruara, nuk do të tregonim vlerat e tyre”- thotë Stamati.
Madhësia e objekteve etnografike sic është ky tavan, I ka detyruar të qëndrojnë në këtë mjedis të hapur. Prej një viti laboratori I Konservimit dhe Restaurimit është I mbyllur si shkak I kalimit të godinës pronarëve.
Aurela Papadhimitri