Bylykbashi: Sot përfundimisht fitues Basha
TIRANE- Menjëherë pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi edhe kërkesën e Pensionistëve për pavlefshmëri në Tiranë, vjen edhe një deklaratë e përfaqësuesit të PD-së Oerd Bylykbashi, i cili deklaron se sot është shpallur përfundimisht fitues Lulzim Basha.
“Sot jemi përpara përfundimit të procestit ankimor. Sot kemi përfundimisht fitues zotin Lulzim Basha", tha ai
Ishim përpara një taktike zvarritëse që kërkonte të deligjitimonte jo vetëm procesin por edhe institucionet, por Kolegji konfirmoi ligjshmërinë e procestit zgjedhor me të mirë në vend ku cdo votë u numërua”, tha Bylykbashi.
Sipas tij, përfundimi i proceseve ankimore dhe shqyrtimi i cdo ankese e bën votën e qytetarëve për kandidatin Lulzim Basha legjitime.
"Kjo procedurë na bën që të kemi sigurinë maksimale se kandidati fitues i ka të gjitha votat të certifikuara. Basha ka arritur një fitore legjitime", deklaroi ai.
(m.a/BalkanWeb)