E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, hidhnin betonin në banesë, plagosen dy punëtorët

TIRANË- Dy punëtorë kanë mbetur të plagour rëndë mesditen e sotme teksa po punonin në ndërtimin e një banese pranë Qytetit Studenti, në kryeqytet.

Mësohet se të plagosurit janë 45-vjecari Besnik Merguti dhe Shkëlzen Lipo. Uniformat blu bëjnë me dije se aksidenti ndodhi gjatë hedhjes së betonit në shtëpi.

Dy punëtorët janë transportuar menjëherë në siptal, ndërkohë bëhet e ditur se 45-vjecari Besnik Merguti është në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të par kushtet e punës në të cilën punonin dy ustallarët.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›