E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne 24 ore arrestohen 3 persona per vepra te ndryshme penale ne Lezhe

Forcat e policisë së qarkut të Lezhës ndaluan gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme si dhe në orët para të mëngjesit të sotëm, tre shtetas, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, Zef Çuni, banues në fshatin Kalivaç të rrethit të Lezhës, u ndalua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në orët e mesnatës, në çantën që mbante me vete, iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë TT Model 54, një krehër me 8 fishekë dhe 17 fishekë të tjerë, që ndodheshin në fund të çantës".

Sipas burimeve, ky shtetas u kap në flagrancë në kryqëzimin e rrugës Zejmen- Shënkoll, duke udhëtuar si pasagjer në një automjet tip "Seat IBIZA", me targë INZ 8753, me drejtues shtetasin Mark Ndreca, 29 vjeç, me banim në fshatin Shënkoll të rrethit të Lezhës.

Ndërsa shtetasi i dytë i ndaluar nga policia është Donado Mirashi, 18 vjeç, me banim në Sakë të Komunës Shëngjin. Ndalimi i tij u bë pasi një muaj më parë, ai, në bashkëpunim me shtetasin e arrestuar Gjergj Vata, kanë kanosur me armë zjarri dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin me iniciale E B, 25 vjeç, me banim në fshatin Gocaj të rrethit të Lezhës.

Të njëjtat burime theksuan se personi i tretë i ndaluar nga policia është Mark Ujkaj, 61 vjeç, me banim në fshatin Gocaj, Komuna Balldre e Lezhës, i dënuar me 10 ditë burg për veprën penale të "mosbindjes ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›