E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore parrullat fyese procedim penal ndaj dy te rinjve

Policia e Vlorës nisi procedimin penal për dy të rinj, të cilët vendosën parrulla me mbishkrime fyese për regjistrimin e popullsisë në stadiumin e këtij qyteti, në takimin e një dite më parë mes “Flamurtarit” dhe skuadrës së Malit të Zi, “Buduçnost”.

Sipas policisë, Vasil Alilaj, 39 vjeç dhe Nasip Habili, 19 vjeç, do të hetohen në gjendje të lirë për shkak se kanë vendosur në mjediset e stadiumit të futbollit parrulla me mbishkrime me përmbajtje fyese ndaj regjistrimit të popullsisë.

Uniformat blu kanë ndërhyrë për heqjen e këtyre parrullave, duke shoqëruar njëkohësisht dy të rinjtë në komisariat ku, pas përfundimit të procedurave ata janë lënë të lirë.

Alilaj dhe Habili akuzohen për veprën penale të fyerjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›