Bylykbashi, dy gola. I dergon mesazh Baricit

E meriton Kombëtaren. Nga Ukraiana sot, Dorian Bylykbashi dha një sinjal të qartë. Që duhet të dëgjohet nga zyrtarët e lartë të federatës dhe t'i përkthehet urgjentisht trajnerti Oto Baric. Ish-fantizisti i Partizanit realizoi dy kryevepra në fitoren 2-1 të Krivbasit në trasnfertë, që fituan edhe komplimentat e komentatorëve ukrainas të faqes së internetit sport.com.ua. Goli i parë në minutën e 24-t erdhi pas goditje standarde "ala-Platini", prej 18 metrash, ndërkohë që numri 17 i Krivbasit, prodhoi kur në të 74 shënoi nga një tjetër gol madhështor kur realizoi nga një distancë prej 20 metrash. Goli për vendasit e Neftjanik u shënua në minutën e 84 nga Roman Karavenik. Ervin Bulku luajti për 90 minuta, Henri Ndreka ishte në stol.