E Diel, 1 Nëntor 2026

Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e deputetit Shehaj nga parlamenti për 30 ditë

TIRANË, 22 qershor /ATSH/ Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e deputetit Agron Shehaj me 30 ditë nga parlamentit.

Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën vendosi përjashtimin e Shehajt pas kërkesës së kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe një grupi deputetësh socialistë.

Sipas pretendimeve të PS-së, gjatë seancës plenare të 11 qershorit, deputeti Shehaj ka përdorur një gjuhë “të rëndë fyese, denigruese dhe kërcënuese”.

Incidenti ndodhi gjatë dy interpelancave, konkretisht me ministrin e Financave, Petrit Malaj, ku diskutohej mbi të ardhurat nga koncesionet.

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›