E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cërvenkovski: Gruevski po luan me zjarrin

“Arsyet e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike janë teza e gabuar e kryeministri Gruevski për shpalljen e moratoriumit për zgjidhjen e çështjeve etnike. Bllokimi i integrimeve euroatlantike, dhe forcimi i projekteve mono-etnike, ku ai vërejti se ‘kryeministri i një shteti multi-etnik, të vendosë që me buxhetin e qytetarëve të ndërtojë vetëm kishë’. Nëse kjo politikë nuk ndryshon, atëherë marrëdhëniet ndëretnike, do të përkeqësohen më tej”, tha Cërvenkovski.

Lidhur me partitë shqiptare, Cërvenkovski tha se LSDM-ja tani u ka hapur atyre të gjitha kanalet për bashkëpunim.

Idenë e fundit të kreut të PDSH-së Thaçi që edhe Shqipëria të vendosë veto ndaj Maqedonisë, Cërvenkovski e quajti të gabuar edhe pse ishte i sigurt se Shqipëria një gjë të tillë nuk do ta lejojë, por shtoi se me këtë tregohet mundësia që pas Greqisë edhe Shqipëria mund të pengojë vendin për integrim në NATO.

start/lajmpress

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›