E Diel, 1 Nëntor 2026

Vikena Kamenica, çmimi i parë në Mozarteum

Solistja e TOB ka interpretuar shkëlqyeshëm një pjesë të operetës “Candide” te Bernstain. Duhet thënë se në koncertin- konkurs, artistja Kamenica nuk e kishte interpretuar kurrë më parë këtë vepër, e cila i solli edhe fitoren mes 13 konkurrentëve nga e gjithë bota.

“Një surprizë e jashtëzakonshme. Në atë moment veten nuk e mendoja fare. Kisha një qetësi që nuk më karakterizon në atë lloj momenti dhe unë isha super e qetë, sikur po shijoja një spektakël të dikujt tjetër. Ishte nga ato emocione që njeriu i përjetoka rrallë. Ishte hera e parë që unë përjetoja një emocion të tillë,”- shprehet Kamenica.

“Një interpretim krejt ndryshe nga ajo ç’kemi dëgjuar deri më sot në fushën e muzikës dhe Vikena Kamenica mund të konsiderohet për vlerat vokale dhe interpretuese një Monsterrat Caballe që po i vjen skenës operistike botërore,”- citohet në faqen zyrtare të Universitetit "Mozarteum".
“Humor, Shaka dhe Ironi në Muzikë”, ishte tema për këtë koncert-konkurs krejt të ndryshëm nga ai tradicional zhvilluar në 14 Gusht.

Intrepretimi i fundit ne TOB i mexosopranes Kamenica ka qenë me“Falstafin”e  Verdit, ndërsa premton se do të ngjisë nëskenë edhe Candidin e Berstanin.
start/alsat

                                                                                             

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›