E Diel, 1 Nëntor 2026

CEFTA nuk po funksionon as për zyrtarët

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Cuneyd Ustaibo, ishte penguar derisa po kalonte kufirin për në Bosnjë. Ustabio i ftuar në takimin e zëvendësministrave të vendeve anëtare të CEFTAs në Sarajevë, kishte pasur problem që ta kalonte kufirin për shkak të regjistrimit të Kosovës.

“E gjitha kjo ndodhi për faktin se nuk lejohej hyrja në këtë territor me tabela Kosovare. Por me rastin e deklarimit të delegacionit se me këtë veprim delegacioni kosovar do të privohej nga pjesëmarrja në këtë takim, qëndrimet e autoriteteve kufitare ndryshuan. Me këtë rast zv. Ministri kishte kërkuar nga Qeveria e Bosnjës dhe Hercegovinës të shqyrtoj këtë lloj të problemit në mënyrë që të mos përsëritet më Kosovarët”, ka thënë ai duke e ngritur këtë shqetësim pasi filloi takimi.

Në një njoftim të Ministrisë së tregtisë dhe Industrisë thuhet se “Është potencuar se marrëveshja vë në pah nevojën për funksionimin e lëvizjen e lirë të mallrave, ndërsa deri më sot CEFTA ende nuk ka arritur që të siguroj lirinë e lëvizjes së njerëzve”./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›